Shëndet

Gjashtë rregulla e të ushqyerit që i mbajnë japonezët elegantë

Gratë japoneze konsiderohen si më të bukurat dhe më elegantet në botë. Në moshën 30-vjeçare ato duken si 18, dhe kur janë tek të 40-at duken si 25. Ato gjithashtu jetojnë më gjatë. Ja disa sekrete të dietës dhe stilit të jetës që duket se për to janë shumë të volitshme.

Një dietë e balancuar

Ekziston një klishe e gabuar sipas të cilës japonezët hanë vetëm sushi – dieta e tyre është në fakt shumë e larmishme. Ata preferojnë peshk, perime, soje, oriz, fruta, dhe çaj jeshil. Dieta japoneze është e gjithanshme dhe e balancuar, dhe ka pothuajse zero kalori.

Freskia e sezonit ka një rëndësie të madhe, dhe ata zakonisht hanë ato produkte që piqen në sezon. Moti është një tjetër faktor i rëndësishëm: në dimër, japonezët tradicionalisht hanë mish, peshk, dhe pije e supa të ngrohta, ndërsa në të nxehtit e verës preferojnë supa të ftohtë, ushqime deti dhe sallata.

Artikull me interes :   A lidhet humbja e dëgjimit me demencën?

Metodat e gatimit

Japonezët tradicionalisht i gatuajnë ushqimet e tyre duke i pjekur apo tiganisur në një tigan të veçantë me shumë pak vaj.

Perimet priten në feta mënyrë që të duken më të mirë dhe të gatuhen më shpejt. Avantazhi i këtyre metodave të gatimit është se ushqimet i ruajnë më së miri vlerat e tyre ushqyese.

Gratë japoneze janë shumë të kujdesshëm me erëzat, duke u përpjekur t’i shmangin sa më shumë dhe duke shmangur kështu edhe problemet në stomak, mëlçi dhe veshka. Esenca e kuzhinës japoneze qëndron në bukurinë natyrale, ngjyrat dhe aromën.

Kultura e të ngrënit

Ngrënia është një ritual më vete në Japoni. Ata hanë ngadalë, me kafshata të vogla dhe pirunjtë, lug, lugët e pjatat janë gjithashtu të vogla. Ata priren të ruajnë shijen dhe pamjen natyrale të ushqimeve, kështu që rrallë i dekorojnë pjatat. Disa lloj gjellësh në të njëjtën pjatë është diçka që nuk shkon në Japoni, kështu që secili ushqim ka pjatën e vet. Pjatat nuk janë asnjëherë të mbushura deri në buzë, kështu që mund të hash pak nga të gjitha.

Artikull me interes :   Dieta për diabetin, ushqimet që (nuk) duhet të hani

Oriz në vend të bukës

Orizi është pjesë e rëndësishme e çdo vakti në Japoni, veçanërisht i gatuar pa kripë dhe gjalpë. Mungesa e këtyre përbërësve i ndihmon japonezët të jenë në formë të shkëlqyer fizike.

Mëngjesi është vakti kryesor i ditës

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës në Haponi. Është vakt i tyre kryesor, që përfshin disa gjellë – normalisht peshk, oriz, omëleta, supë, një pjatë soje me zarzavate dhe çaj.

Jo ëmbëlsues artificialë në ëmbëlsira

Ëmbëlsirat konsumohen shumë rrallë dhe në sasi të vogël. Japonezët kanë pritshmëri të shumë të ndryshme për ëmbëlsirat në krahasim me ne – jo kekë apo krem gjalpi. Ata madje kanë akullore bërë nga orizi (Mochi). Ëmbëlsirat japoneze në përgjithësi kanë sasi shumë të ulët yndyre dhe sheqeri dhe ndoshta shumë larg shijeve perëndimore. Megjithatë, ato nuk shtojnë asnjë gramë dhjamë në trupin tuaj.

Artikull me interes :   7 rregulla për ta organizuar kuzhinën tuaj që dieta të ketë sukses

Burimi: Gazeta-Shqip.com