Rënia e qerpikëve paralajmëron probleme shëndetësore
Shpeshherë shohim që na bien qerpikët ose kemi një rrallim të tyre, dhe nuk u kushtojmë vëmendje pasi mendojmë se është diçka normale. Por kjo gjë mund të paralajmërojë probleme shëndetësore.
Arsyet më poshtë tregojnë se diçka nuk shkon mirë me shëndetin tuaj apo me kujdesin e fytyrës:
Alopecia. Rënia e qerpikëve mund të vijë nga alopecia ose një tjetër sëmundje autoimune. Kjo gjendje pengon rritjen e flokëve në trupin, kokën ose fytyrën tuaj. Mjekët besojnë se kjo sëmundje bën që trupi të sulmojë folikulat e qimeve.
Sëmundjet kronike inflamatore. Të ngjashme me alopecinë, sëmundjet kronike inflamatore janë rastet kur trupi “sulmon” veten.
Problemet me tiroiden. Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo i ulët i tyre shkakton jo pak probleme. Si hipotiroidizmi ashtu edhe hipertiroidizmi shkaktojnë këtë problem.
Inflamacion i gjendrës së lotit. Bllokimi i gjendrave të lotit çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve, duke bërë që këto të fundit të bien. Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.
Zakonet e këqija të bukurisë. Kur pastroni grimin nga sytë mos ushtroni forcë kur përdorni pambukun, sepse kjo gjë dëmton rrënjët e qerpikëve duke nxitur rënien e tyre.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare