Ja cili është regjimi ushqimor pas operimit në tëmth
Rekomandime të përgjithshme:
Konsumoni vakte të vogla dhe të rregullta.
Përtypni mirë ushqimin që konsumoni.
Pushoni pas cdo vakti.
Reduktoni ushqimet me yndyrë të lartë dhe ushqimet me fibra.
Ndaloni pirjen e duhanit dhe të kafes.
Shmangni:
Mish,peshk dhe perime të skuqura.
Ushqime të kavërdisura me salcë te kuqe ose salca të yndyrshme .
Salca për sallata ”dressing”, majonez, gjalpë, slace, pana, ullinj, fruta të thata.
Llojet e ndryshme të sallamerave.
Legume si: thjërreza, fasule, qiqra dhe perime si radhiqe, bamje, patëllxhan dhe qepë.
Bukë ose drithëra integrale.
Pije alkoolike dhe duhan.
Të lejueshme:
Bulmet: Kos ose qumësht i skremuar.
Mish: Javët e para konsumoni mish pa yndyrë si fileto pule pjesën e bardhë, gjel deti (pa lekurë). Gradualisht mund të shtoni mish (të kuq) si: ai i vicit, derrit (fileto) dhe peshk (preferohet kocë, barbun).
Perimet: Javën e parë pregatisni kungulleshka të njoma të ziera, domate pa lekurë, karrota të ziera mirë.
Fruta: Komposto (mollë, dardhë) dhe gradualisht të integrojmë fruta të freskëta pa lekurë dhe pa fara.
Drithëra: Konsumoni bukë të bardhë, paksimadhe, oriz të zier, patate të ziera në furre (jo të skuqura) ose pure me patate të frekëta (pa gjalpë), makarona të ziera thjeshtë pa salcë .
Yndyrë: Konsumoni vaj ulliri (mundesisht të virgjër ) në një sasi kufizuar.
Djathërat: Në ditët e para, hani vetëm djathë me pak yndyrë si gjizë dhe rikota .Pastaj mund të shtoni gradualisht pas disa javëve djathë të bardhë dhie.
Model i nje diete:
Mëngjesi :
1 filxhan kos ose 1 filxhan qumësht me 1,5-2 % yndyrë, 2 lugë gjelle gjizë me 1 fetë bukë ose 2 peksimadhe (bukë e thekur )
Para dreke :
1 frut të sezonit.
Dreka ose darka :
90 g mish me pak yndyrë ose peshk ose pule (ose gjoks gjeldeti, pa lëkurë).
1 filxhan oriz ose 1 filxhan makarona (të thjeshta pa salcë) ose 3 patate të vogla të ziera (ose të pjekura).
1 fetë bukë integrale.
Sallatë e sezonit (preferohet me shumë ajo me perime të ziera/ përtypini mirë.
3-4 lugë kefeje vaj ulliri (të virgjër) në të gjithë vaktin.
Pasdite :
Konsumoni nga 1 frut ose komposto.
Shënim: Ky regjim ushqimor duhet të respektohet të paktën 30 ditë pas operacionit.