Njoftime

Reagim i kompanisë Mars Wrigley për lajmin mbi tërheqjen e akulloreve nga tregu

Disa media kanë publikuar informacione të pasakta në lidhje me tërheqjen nga tregu të akulloreve të markës Mars Wrigley, informacion ky që krijon konfuzion dhe shqetësim te konsumatorët. Si një kompani e përgjegjshme, Mars Wrigley dëshiron të qartësojë dhe shpjegojë këtë situatë.

Së pari, duam të theksojmë se konsumi i akulloreve të markës Mars Wrigley nuk është i dëmshëm.

Së dyti, akulloret e markës Mars Wrigley që preken janë vetëm ato të listuara në tabelën më poshtë. Asnjë prej markave, produkteve, kodeve të serive, ose datave të skadencës të tjera të Mars Wrigley nuk janë prekur. Çokollatat e markës Mars Wrigley nuk janë prekur.

Gjithashtu, duhet te theksojmë se akullorja e markës M & Ms nuk shitet fare në tregun shqiptar.

Artikull me interes :   Si të ushqeheni pas të 50-ave?

Së treti, Mars Wrigley ka tërhequr akulloret e prekura të markës Mars Wrigley në tregun shqiptar më 5 gusht 2021 dhe ato nuk janë në raftet e marketeve. Shpërndarësit tanë kanë qenë dhe janë duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse të sigurisë ushqimore dhe klientët tanë me pakicë për të siguruar që konsumatorët të jenë në dijeni të tërheqjes nga tregu.

Konsumatorët janë informuan për tërheqjen e akulloreve nga tregu përmes njoftimeve të vendosura në dyqane. Kjo tërheqje është iniciuar duke synuar interesin më të lartë të konsumatorëve tanë.

Tërheqja nga tregu u bë për shkak të pranisë së oksidit të etilenit në një përbërës të prodhuar nga një prej furnizuesve tanë, në nivele që janë më të larta se sa lejohen nga ligji i BE-së. Kjo është një çështje që prek Mars Wrigley, si dhe prodhuesit e tjerë.

Artikull me interes :   Bëjeni vetë: Pomadë propolisi – një antibiotik natyral që trajton psoriazën, kallot, aknet dhe djegiet

Edhe pse niveli i ETO (oksidit të etilenit) në përbërësin e prekur është mbi kufijtë ligjorë për përbërësin në Evropë, ne përdorim vetëm një sasi të vogël të këtij përbërësi në akulloret që prodhojmë. Si pasojë, niveli i ETO (oksidit të etilenit) në akulloret tona është minimal dhe shumë poshtë kufijve ligjorë në Evropë për përbërësin. Konsumimi i produkteve nuk është i dëmshëm. Kjo tërheqje nga tregu aplikohet VETËM tek produktet dhe seritë e mëposhtme:

Asnjë prej markave, produkteve, kodeve të serive, ose datave të skadencës të tjera të Mars Wrigley nuk janë prekur.