RecetaUshqime

Si të bëjmë Qofte Pule pa Gluten

Falë kësaj recetë me përbërës të thjeshtë që ju ndodhen në shtëpi ju mund të pregatisni qofte me mish pule dhe pa Gluten.

Përbërësit:

500 gr mish pule i grirë
1 vezë e madhe, e rrahur
2 lugë të mëdha salcë domatesh pure
2 lugë të mëdha vaj ulliri
¼ tufë majdanoz, i grirë hollë
2 thelpinj hudhër, të grira hollë
1 qepë e madhe, e grirë hollë
1 lugë e vogël kripë
½ lugë e vogël piper
100 gr djathë kackavall i thërmuar
100 gr tërshërë
2 filxhanë salcë domatesh

Pregatitja:

Ngrohim furrën në 200°C.

Në një tas të madh, përziejmë pulën e grirë, vezën, domatet pure, vaj ulliri, majdanoz, hudhër, qepë, kripë, piper dhe djathin kackavall.

Artikull me interes :   Fitnes, ushqimi i duhur për këdo që stërvitet

Në një grirëse ushqimi, vendosim tërshërën deri sa të jetë thërmuar mirë. E shtojmë në tas.

Me duar të pastra, përziejmë pulën me përbërësit e tjerë deri sa të krijohet një masë e mirë.

Nga masa e krijuar formojmë topa të vegjël (një lugë akullore ndihmon në formimin e masës) dhe rrotullojeni me duar deri sa të marrë një formë sferike.

Vendosini qoftet në një tavë pjekjeje dhe piqini në furrë deri sa të marrin ngjyrë kafe për rreth 20-25 minuta.

Mbi qofte hidhni salcën e domateve dhe servirini të ngrohta.

Burimi: Mia Organic