Qepa, ilaçi kundër astmës
Disa e urrejnë dhe disa e duan, disa e konsiderojnë si mbretëresha e kuzhinës por e vërteta është se qepa ka cilësi shumë të mira për shëndetin e njeriut.
Qepa ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, eliminon parazitët, ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia.
Në përbërje kjo perime ka squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium.
Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru.
Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.
Niveli i glicemisë në to është i ulët dhe të dyja plotësojnë me 10 përqind nevojën ditore për vitaminë C dhe kalcium.
Vitamina C është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit, një proteinë që kufizon aktivitetin e radikaleve të lira në organizëm.
Përveç vitaminës C, të dyja qepët plotësojnë me 2 përqind nevojën ditore për kalcium, ndërkohë që vetëm qepa e kuqe plotëson me 2 përqind nevojën ditore për hekur.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare