Qëndrimi i gjatë në tualet mund të shkaktojë hemorroide
Dr. Suba M, Drejtor i Shkencës, Shëndetit dhe Mirëqenies në Holland & Barrett, shpjegoi se “tema tabu për shumë njerëz” meriton vëmendje pasi mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve dhe menaxhimin e tyre.
Shumë njerëz nuk mendojnë gjatë për zakonet e tyre të tualetit. Në fakt, hulumtimi nga Holland & Barrett ka zbuluar se 72 për qind e popullsisë luftojnë me probleme të shëndetit të zorrëve, por pothuajse gjysma nuk bëjnë asgjë për këtë.
Ekspertja tregoi se shumë njerëz kalojnë shumë kohë në tualet, që nga përdorimi i rrjeteve sociale apo leximi i një letre, libri, por gjithsesi shumë njerëz priren të ulen në tualet për më shumë seç duhet.
Kjo mund të jetë e dëmshme ndaj nuk duhet ndenjur në tualet për një kohë të gjatë sepse, në fakt, kjo mund të shkaktojë hemorroide.
Për të parandaluar hemorroidet, mund t’ia nisni me shkurtimin e kohës së qëndrimit në tualet. Një tjetër gjë që mund të bëni është të ndryshoni dietën, ulja e konsumit të alkoolit dhe kafeinës.
Burimi: Telegrafi