Shëndet

Pse shtojmë peshë gjatë natës?

Shtimi i peshës gjatë natës është i lidhur me sjelljet dhe zakonet e gabuara para se të flini, shkruan faqja melarossa.it.

Flini mirë që të mos shtoni në peshë.

Nëse fle pak dhe keq, ke tendencë të shtosh në peshë. Në fakt, gjumi jo i rehatshëm rrit prodhimin e grelinës, hormonit që stimulon oreksin.

Përkundrazi, prodhimi i leptinës, hormonit që shkakton ngopje, ulet.

Lodhja e shtyn trupin të konsumojë më pak kalori dhe ndërpret asimilimin e lëndëve ushqyese. Në këtë mënyrë, trupi ruan yndyrën më lehtë.

Përveç kësaj, gjumi i pamjaftueshëm rrit rrezikun e hipertensionit, diabetit tip 2 dhe mbipeshës.

Kujdes nga darka

Nëse darkoni shumë herët ose e kaloni vaktin, shmangni snack-et para gjumit.

Artikull me interes :   Alkooli rrit rrezikun për kancerin e gjirit, thotë OBSH

Kaloritë e gëlltitura mund të shkaktojnë energji të tepërt të panevojshme.

Do të shtoni peshë dhe do ta keni të vështirë të bini në gjumë. Gjithmonë ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Të hash shumë gjatë darkës gjithashtu rrit rrezikun e shtimit të peshës.

Tretja juaj do të jetë më e ngadaltë dhe nuk do të shijoni përfitimet e lëndëve ushqyese që keni konsumuar. Ato nuk do të asimilohen siç duhet nga trupi juaj.

Për të fjetur më mirë, thjesht ndiqni disa këshilla të thjeshta. Ushqimi duhet të hahet në kohë të rregullta çdo ditë. Nëse jeni mësuar të bini në gjumë me televizorin në sfond në dhomën e gjumit ose para ekranit të kompjuterit, mbani në mend se kjo rutinë shqetëson gjumin.

Artikull me interes :   Sporti i tepërt mund t’i dëmtojë fëmijët

Për të siguruar një gjumë të qetë, përpiquni të bini në gjumë në errësirë ​​të plotë.

Shmangni pirjen e kafesë ose çajit nga ora 4 pasdite. Këto pije vonojnë fazën e gjumit. Më mirë një çaj bimor.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare