Shëndet

Pse pacientët me reumatizëm vuajnë më shumë në dimër?

Dimri është armiku i atyre që vuajnë nga sëmundjet reumatike.

Në fakt, pothuajse të gjithë pacientët, në muajt e ftohtë, raportojnë një përkeqësim të kushteve të tyre.

”Por, vetë i ftohti nuk është përgjegjës”, sipas Carlo Francesco Selmi, kreu i Reumatologjisë në spitalin ”Humanitas” në Milano.

“Tre faktorë të tjerë të papritur komplikojnë jetën e pacientëve me reumatizëm në këtë periudhë: aktiviteti i zvogëluar fizik, mungesa e diellit dhe çrregullimet e gjumit”, theksoi profesor Selmi.

Sipas studiuesve njerëzit kërkojnë në internet fjalët “artrozë” dhe “artrit reumatoid”, dhe rezultatet tregojnë një rritje të fortë të klikimeve në muajt e dimrit, duke arritur kulmin në mars, dhe më pas kërkimi i këtyre temave bie në muajt e verës.

Artikull me interes :   Algat, vlerat e panjohura të një ushqyesi natyror

”Muajt e dimrit shoqërohen me të paktën tre faktorë që shpjegojnë këtë ndryshim, përkatësisht me faktin se në dimër ka më pak ushtrime fizike dhe kjo përkeqëson situatën e atyre që vuajnë nga sëmundje inflamatore siç është artriti reumatoid si nga pikëpamja imunologjike dhe nga pikëpamja e shtimit të peshës”, theksoi Selmi.

”E dyta është ekspozimi i zvogëluar ndaj rrezeve të diellit dhe për këtë arsye një përthithje më e ulët e vitaminës D, e shoqëruar me një rritje të inflamacionit”, shtoi ai.

”E treta është gjumi. Disa njerëz ankohen për të ashtuquajturën pagjumësi dimërore, për shkak të faktorëve të ndryshëm, por që ka si pasojë një efekt të rëndësishëm pro-inflamator në organizëm”, analizoi studiuesi.

Artikull me interes :   Të mirat dhe të këqijat e botoksit

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare