Problemet e lëkurës zgjidhen vetëm me ushqimin e duhur
Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut, dhe mund të na thotë shumë gjëra në lidhje me shëndetin tonë. Një nga ndikuesit bazë të lëkurës, të shëndetshme, apo jo, është ushqimi. Ushqimi që hani pasqyrohet në lëkurën tuaj.
Disa nga ushqimet kanë një ndikim negativ në lëkurën tuaj.
1. Plakja e parakohshme e lëkurës – Arsyeja pse lëkura plaket para kohe, është se ju hani ushqime të thata dhe me pak kalori, të cilat rrisin niveli e sheqerit në gjak. Ndryshime të sasisë së sheqerit çojnë në plakje të lëkurës duke e bërë atë më të thatë. Ushqimet që sugjerohen për të parandaluar këtë problem janë ato me yndyrë të ulët.
2. Rrudha në ballë dhe lëkurë e thatë– Arsyeja pse keni rrudha më herët sesa duhet dhe pse keni një lëkurë të thatë janë ëmbëlsirat dehe sheqeri, sepse të dyja këto shkaktojnë shkatërrimin e kolagjenit. Kolagjeni është aktiv në zonën e ballit. Ëmbëlsirat e shkatërrojnë kolagjenin shumë herë më shpejtë sesa sheqeri. Për këtë problem duhet të hani salmon, alga deti, gjel deti, majdanoz, sepse janë të pajisur me kolagjen.
3. Puçrra në fytyrë dhe skuqje– Arsyeja pse keni akne dhe skuqje të tyre është për shkak se ju konsumoni qumësht lope dhe produkte bulmeti. Qumështi i lopës përmban hormone që ndikojnë në rritjen e lopës, dhe këto hormone kanë një ndikim negativ te të gjithë. Sipas shkencëtarëve hormonet e lopës bien ndesh me ato të njeriut. Për evitimin e këtij problemi këshillohen ushqimet e pasura me jod, që përfshijnë frutat e detit.
4. Kapilarët në hundë dhe qepalla– Arsyeja pse hunda dhe qepallat tuaja kanë kapilarë është sepse ju hani ushqime pikante, të cilat rrisin shpejtësinë e proceseve në trup. Gjaku fillon të rrjedhë më shpejt përmes kapilarëve, kështu ata bëhen më të dukshme në lëkurë. Ju duhet të ndryshoni stilin e jetës. Normalizoni orarin e gjumit, ulni nivelin e stresit dhe ndryshoni dietën tuaj.
5. Lëkurë e pisët– Arsyeja pse ju e ndjeni se keni një lëkurë të pisët është sepse ju pini shumë lëngje dhe smoothies. Ata nuk përmbajnë fibra dhe fibrat janë përgjegjëse për proceset e pastrimit të trupit. Kjo ul pastërtinë e lëkurës. Ajo që ju duhet të hani është fasule, fruta të thata, bukë gruri dhe ushqime të tjera që përmbajnë fibra.
6. Ënjtje dhe jo elasticitet lëkure– Arsyeja pse ju mund të keni ënjte dhe një lëkurë jo elastike është, sepse konsumoni shumë proteina shtazore. Proteinat shtazore rrisin pehashin në gjak. Ndryshimi i aciditetit ndodhin kur proteina është jo e shëndetshme. Duhet të hani brokoli, avokado, tranguj etj.
7. Lëkurë e thatë dhe e dehidratuar– Arseja pse keni lëkurë të thatë dhe të dehidratuar është se konsumoni shumë kafe dhe çaj. Duhet të pini shumë ujë kur pini kafe, sepse në njëfarë mënyre trupi juaj mashtrohet nga këto lëngje jo të shëndetshme për lëkurën. Në këtë rast sugjerohet të hani kastravec, sallatë jeshile, domate etj.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare