KëshillaShëndet

Ja pse duhet të pini ujë esëll në mëngjes

Duhet ta nisni ditën me një gotë ujë. Kjo është këshilla që japin shumë ekspertë për të pasur një shëndet më të mirë. Ata shpjegojnë përfitimet e pirjes së ujit në mëngjes esëll.

Pirja e ujit në barkun bosh ndihmon për trajtimin e dhembjes së kokës, dhembjeve në trup, artritit, rrahjeve të shpejta të zemrës, yndyrës në gjakut, tensionit të lartë, veshkave, të vjellave etj.

Detoksifikon trupin

Uji, e sidomos uji me limon është një detoksifikant natyral. Nëse pini ujë që në mëngjes, ai do t’ju pastrojë nga toksina dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve.

Artikull me interes :   Kur duhet të konsumohet kafja dhe përfitimet prej saj

Ju ndihmon që të dobësoheni

Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.

Parandalon sëmundjet

Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur.

Pastron lëkurën

Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.

Artikull me interes :   Edhe qershitë paskan lidhje me zemrën?

Burimi: Gazeta-Shqip.com