Përfitimet e qumështit të dhisë krahasuar me atë të lopës
Nuk ka ushqim në botë më të mirë se qumështi i nënës. Kjo është e para. Por ka një debat global mbi konsumimin e qumështit të dhisë: Pse qumështi i dhisë është më i mirë se i lopës?
Qumështi i dhisë është më pak alergjik, është më i lehtë për tu tretur, rrallë shkakton intolerancë ushqimore, ngjan më shumë me qumështin e gjirit.
Pse është më pak alergjik?
Në SHBA ka shumë raste të alergjive nën 3 vjec nga qumështi i lopës. Kjo nga proteina alergjen alpha 1 casein e cila tek qumështi i lopës është shumë e lartë. Kurse niveli i kësaj proteine tek qumështi i dhisë është 89% më i ulet.
Qumështi i dhisë ka globula yndyre në madhësi më të vogël dhe nuk përmban aglutinin e cila lejon homogjenizimin natyral.
Pse ngjan me qumështin e gjirit?
Këtu ndalemi edhe në nivelin biokimik, edhe në atë termodinamik. Në aspektin biokimik, qumështi i dhisë ka më shumë acide yndyrore esenciale si acid linoleik, acidin arachidonic se sa qumështi i lopës, dhe ka më shumë vitaminë B6, A dhe niacinë. Ka shumë kalium, gjë që e ndihmon që të veprojë si ushqim alkalin, ndryshe nga qumështi i lopës, i cili krijon aciditet.
Tani aspekti termodinamik. Një fëmijë fillon jetën afërsisht 3 kg deri në 4 kg. Edhe ‘bebi’ i dhisë, fillon jetën nga 3-4 kg, kurse i vogli i lopës 45 kg. Kjo do të thotë që këta gjitarë, kanë kërkesa nutricionale të ndryshme për tu rritur.
Qumështi i lopës është i dizejnuar për të rritur vicin nga 45 kg në 500 e ca kg (lopë). Kurse qumështi i dhisë dhe i nënës është i dizejnuar për të rritur një të vogël nga 3-4 kg, në 45- 90 kg. Kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet. Mbase mund të jetë një arsye pse ka obezitet. Kjo është konstatuar nga dr Thomas Cooke, nga Texas College of Osteopathic Medicine, 2010.
Tani, aspekti nutricional. Ka më shumë kalcium se sa qumështi i lopës. I përthith më lehtë nutrientet si hekur, kalcium, magnez dhe fosfor, ka nivele të larta të zinkut dhe selenit, gjë që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative. pH në qumështin e dhisë është i ngjashëm me të njerëzve. Ndërsa për sa i përket nivelit të folateve, ka më pak se qumështi i lopës, por vendin e parë për përmbajtjen e tyre nuk e mban lopa, por qumështi i deles.