KëshillaUshqime

Përdorimet e shumta të limonit

Limoni është shumë i rëndësishëm dhe këtë e dimë të gjithë. Mirëpo, ajo që nuk dimë janë fushat e ndryshme ku ai mund të përdoret. Disa nga përdorimet e tij po i rendisim më poshtë.

Shëndeti mendor

Uji me limon largon stresin dhe depresionin, duke rregulluar gjendjen emocionale. Atletët e quajnë limonin dhuratë të shenjtë, sepse kur fillon rënia e fuqive, ata thithin lëngun e limonit nga një vrimë që i bëjnë në majë. Ai rifreskon energjitë.

Aromatizues frigoriferi

Nëse dëshironi të largoni erën e përzier të produkteve të frigoriferit tuaj, mënyra më e thjeshtë është të shtrydhni një limon në pambuk, apo mbi një sfungjer, dhe ta lini në frigorifer për disa orë. Mos harroni të hidhni edhe produktet që mendoni se po e shkaktojnë erën e pakëndshme.

Artikull me interes :   Ushqimi dhe Vera, si ti kombinoni në mënyrën e duhur

Rregullues i presionit të gjakut

Limoni përmban kalium që kontrollon presionin e lartë të gjakut dhe pakëson efektin e të përzierave dhe marrjes së mendve.

Problemet e frymëmarrjes

Uji me limon mund të reduktojë sekrecionet e fytit dhe ju ndihmon të merrni frymë lirshëm, sidomos kur vuani nga astma.

Parandalon gurët në veshka

Konsumi i rregullt i lëngut të limonit të përzier me ujë, mund të rrisë citratin urinar, një lëndë kimike në urinë që parandalon formimin e kristaleve që mund të formojnë gurë në veshka.

Pastrimi i fytit

Nëse uji me kripë nuk funksionon për ju, përdorni limon për të kuruar infeksionet e fytit falë cilësive antibakteriale të tij.

Artikull me interes :   Xhinxher dhe turmerik, kombinimi që mbron trurin dhe zemrën

Forcon sallatën

Nëse sallata është zbutur, mos e hidhni në plehra. Shtojini lëngun e gjysmë kokrre limoni në një enë me ujë të ftohtë. Fusni brenda sallatën dhe lëreni në frigorifer për një orë. Sigurohuni të thani gjethet përpara se t’i përdorni.

Burimi: Gazeta-Shqip.com