10 përbërësit ushqyes që shkaktojnë depresion e luhatje humori
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), vetëm në vitin 2015, depresioni ka prekur 350 milionë persona, më shumë se sa popullsia e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose e Brazilit dhe Meksikës së bashku. Një nga faktorët kryesorë të depresionit është edhe mungesa e disa ushqyesve. Ndaj informimi për listën e ushqimeve me dobi të mëdha për shëndetin është i rëndësishëm
Ajo është sëmundja më e përhapur në botë, ndërsa zgjerohet duke ndryshuar edhe formë. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), vetëm në vitin 2015, depresioni ka prekur 350 milionë persona, më shumë se sa popullsia e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose e Brazilit dhe Meksikës së bashku.
Mes dhjetë mungesave ushqimore më të njohura, që mund të dobësojnë funksionet e trurit dhe të kujtesës dhe që për rrjedhojë mund të përkeqësojnë nivelin e stresit dhe të ankthit, janë vitamina B, aminoacidet, zinku, magnezi, jodi dhe hekuri, ashtu siç raporton sajti aol.com. Për këtë motiv është e nevojshme të bëni kujdes me dietën tuaj, pa harruar të caktoni takime të herëpashershme me mjekun specialist të besuar.
MUNGESAT USHQIMORE
Acidet yndyrore Omega 3
Mjekët e kanë theksuar prej kohësh rëndësinë e marrjes së acideve yndyrore Omega 3; dhe sigurisht për një arsye të vërtetë! Ato kontribuojnë në mbajtjen shëndetshëm të qelizave të trurit. Pa ato, yndyrat trans, do të futen në sistemin tuaj nervor, duke shkaktuar një inflamacion që mund të çojë në shqetësime të humorit. Kjo substancë është e mundur të gjendet te peshqit me yndyrë, në të verdhën e vezës, në vajin e farave të lirit, tek arrat dhe shtesat ushqimore.
Vitamina B
Vitaminat e grupit B – vitaminat e grupit B6 dhe B12, në veçanti, – njihen për shumë të mira që i falin shëndetit. Ato mund të kontribuojnë në uljen e rrezikut të goditjeve në zemër, mbështesin rritjen e thonjve dhe hidratojnë lëkurën, por mund të influencojnë për mirë edhe në gjendjen shpirtërore. Sipas Qendrës Kombëtare për Bioteknologji Informacioni, mungesa e vitaminave B mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor. Një përqindje e madhe e grave të moshuara me depresion, rezultojnë të kenë mungesë të vitaminës B12. Por është e mundur që një sasi të jashtëzakonshme të vitaminave të grupit B, t’i gjeni te frutat e detit, perimet me gjethe të gjelbra, bananet, produktet e sojës dhe te mishi i kuq.
Acidi folik
Sipas ekspertit të shëndetit mendor Therese Borchard, ata që në sistemin e tyre imunitar nuk kanë mjaftueshëm acid folik, i përgjigjen shumë keq trajtimeve me antidepresant. Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për të paktën 400 miligramë acid folik në ditë, ndërsa shumë mjekë, madje kanë filluar të sugjerojnë një substancë të quajtur Deplin, një acid folik, për të kuruar depresionin te pacientët e tyre. Ushqimet që përmbajnë një nivel të lartë acidi folik janë: fasulet e gatuara dhe thjerrëzat, spinaqi, avokado, brokoli dhe frutat tropikale.
Zinku
Zinku është një nga ushqyesit e vlefshëm për të gjitha përdorimet e nevojshme për të ruajtur shëndetin të pothuajse çdo pjesë të trupit tuaj. Përveçse mbështet lëvizjet e sistemit imunitar intestinal, zinku balancon dhe shëndetin mendor. Zinku është thelbësor për prodhimin dhe funksionimin e neurotransmetuesve, sipas dietologut Doug Cook. Ushqime ku ka rezerva të mira të zinkut janë: mishi i gatuar i viçit me lëng, fara e grurit, spinaqi, farat e kungullit dhe çokollata e errët.
Seleni
Mjekët thonë se seleni është i nevojshëm për të mbajtur funksionin e tiroideve të shëndetshëm dhe efektivisht edhe mirëqenien mendore. Kjo sepse seleni përdoret për të kthyer hormonet tiroide joaktive në formën e tyre aktive në mëlçi. Burime të bollshme të selenit mund të gjenden në ushqime të tilla si farat e lulediellit, buka integrale, peshku ton, arrat e Brazilit, mishi i derrit dhe midhjet.
Magnezi
Mungesa e magnezit vjen nga fakti i teprimit me alkoolin, sheqerin, pijet me gaz, antibiotikët dhe me sodiumin, ku secili më vete mund zvogëlojë nivelet e magnezit në mënyrë të ndjeshme. Ekspertët i referohen shpesh magnezit si “antidot për stresin”, një mineral i fuqishëm që e ndihmon organizmin të relaksohet, sipas Mark Hyman, M.D. Një sasi të madhe të magnezit mund ta gjeni te soja, thjerrëzat, drithërat, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe tek frutat e thata.
Vitamina D
Shumë persona ndihen më të stresuar dhe të depresionuar gjatë muajve të dimrit. Kjo sepse gjatë kësaj periudhe ne ekspozohemi shumë më pak ndaj rrezeve të diellit dhe për pasojë ndiejmë edhe mungesën e vitaminës D. Kjo e fundit, shumë herë lidhet me depresionin, ankthin dhe shqetësimet efektive sezonale. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tregon se mesatarisht, të rriturit duhet të marrin rreth 600 UI (bashkësi enzimatike) të vitaminës D në ditë. Është e mundur që një sasi të mirë të kësaj substance mund ta gjeni te peshku me yndyrë, te kërpudhat, te vaji i mëlçisë së merlucit.
Jodi
Ashtu si seleni, jodi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të tiroideve. Ndihmon në riforcimin e sistemit imunitar, funksionimin e trurit, kujtesës, ndërsa rregullon temperaturën e trupit. Por, veçanërisht ky ushqyes është thelbësor për të ruajtur shëndetin mendor. Jodi mund të gjendet te djathi, kripa e pasur me jod, algat e thata, patatet, karkalecat, peshku tonë në kuti dhe te sardelet.
Hekuri
Rreth 20 për qind e femrave kanë nevojë për hekur dhe deri në 50 për qind e të gjithë atyre që janë shtatzënë kanë nevojë për më shumë hekur në dietën e tyre. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë mungesë të rruazave të kuqe të gjakut, e për pasojë anemi dhe lodhje truri. Burime të mëdha të hekurit janë midhjet, molusqet, arrat, farat e kungullit, produktet e sojës, mëlçi pule dhe frutat e thata si për shembull bajamet e Indisë.
Aminoacidet
Aminoacidet janë thelbësore për ruajtjen e gjendjes së shëndetit mendor. Por fatkeqësisht, janë nëntë aminoacide që trupi ynë nuk është në gjendje t’i prodhojë në mënyrë natyrale. Si shumë ushqyes të tjerë të listuar më sipër, aminoacidet ndihmojnë në balancimin neurotransmetuesve në trurin tonë, ndërsa reduktojnë frikën, ankthin, goditjet e panikut dhe stresin. Burime të mëdha aminoacidesh përfshijnë vezët, mishin pa yndyrë, produktet e qumështit dhe burimet e proteinave vegjetale.
USHQIMET USHQYESE
Por, për të kuruar shpirtin janë edhe pjatat nostalgjike, që përkëdhelin te ne kujtimet e fëmijërisë. Kështu, nuk është e thënë se duhet të jenë medoemos me çokollatë. Mund të jetë një tost, apo pak bukë me reçel, ushqime që kujtojnë gjithmonë pasditet në shtëpi. Vakte apo minivakte jo shumë të lodhshme për t’u përgatitur, por të bëra me shumë dashuri. Një shembull i vetëm. Thuajse të gjithë kemi provuar vezë të rrahura. Shija e tyre nuk harrohet lehtë. Ndërkohë ndjesia e bukur i bënë gjithmonë mirë si mendjes ashtu edhe shpirtit.
Për të përmbledhur këtë dhe shumë receta të tjera ka menduar Ilaria Mazzarotta. “Nuk kam ngrënë kurrë diçka që nuk më pëlqente shumë. Dhe për të mos rrezikuar, gjithmonë kam gatuar”, tregon ajo e cila është një blogere që shkruan për kulinarinë.
Veza e rrahur
Për një person: dy të bardha vezësh dhe gjashtë lugë të vogla sheqer. Vendosini të bardhat e vezëve në një tas dhe rrihini derisa të bëhen shkumë i qëndrueshëm më pas shtoni sheqerin.
Bukë, gjalpë dhe marmelatë
Për këtë “recetë” nuk ekziston rreziku për të gabuar. Por për ta përmirësuar. E mira është që të përdorni bukë të freskët gruri (ose me drithëra apo thekër). Priteni në feta të holla. Në fillim lyejini me gjalpë e më pas me marmelatë. Ky mund të konsiderohet mëngjesi më i mirë për ata që e kanë rregull ta konsumojnë atë.
Petulla
E kush është ai ose ajo që nuk i mban mend petullat e gatuara nga nëna ose gjyshja. Vështirë të harrohen. Recetën mund ta gjeni fare thjesht duke pyetur më të vjetrat e shtëpisë. E më pas të shijoni një ushqim me mjaft vlera ushqyese, si për trupin ashtu edhe për mendjen. Sepse kjo e fundit do të ndihet e lumtur me kujtimet e bukura të së shkuarës.
Feta të thekura me vaj ulliri
Një arsye më shumë pse vaji i ullirit është një zgjedhje e mençur: Është një burim i shkëlqyer i polifenoleve – antioksidantë shumë të fuqishëm të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin dhe madje largimin e sëmundjeve të lidhura me problemet me kujtesën. Hulumtimi i publikuar në revistën Alzheimer’s Disease gjeti se vaji i ullirit përmirëson të mësuarit dhe kujtesën, dhe studime të tjera kanë treguar se vaji i ullirit është i lidhur me një rrezik më të ulët nga Alzheimeri.
Sheqer dhe ujë
Sheqeri është burimi më i pëlqyer i fuqisë për trurin tuaj; jo sheqeri i thjeshtë por glukoza, që gjendet te sheqernat dhe karbohidratet të cilat konsumoni. Kjo është arsyeja pse një pije e ëmbël shpesh është një përforcues shumë i mirë afatshkurtër i memories, të menduarit dhe aktiviteti mendor. Ndërkohë dehidratimi është një ndër shqetësimet më të mëdha të njerëzve gjatë periudhave më të nxehta të vitit, pasi ai mund të rëndojë trurin. Në fakt, kur ju nuk pini ujë mjaftueshëm, truri juaj zvogëlohet. Kjo do të thotë se truri ndihet i lodhur dhe punon më pak se sa kur është i hidratuar. Pra, pini sa më shumë ujë.
Burimi: Gazeta-Shqip.com