Për ju nëna të shqetësuara
Nuk ka asnjë arësye pse të bëhet kaq shumë ‘problematik’ ndryshimi për më mirë i një menuje për kopshtet dhe cerdhet!
Cdo kush ka të drejtë të thotë mendimin e tij me dinjitet dhe përgjegjesi por jo me fyerje, panik dhe padituri!
Jam shumë dakort me ju se mënyra e aplikimit apo e përzgjedhjes të ushqimeve mund të ishte bërë në një formë tjetër, psh në 2-3 kopshte një projekt-pilot dhe më pas të aplikohej në të gjitha!
Nëse një menu është e shëndetshme apo jo duhet parë në :
1. Sasia kalorike përkatëse për moshën sipas nevojave mesatare të grup-moshës
*Estimated Average Requirements (EAR)
2. Makronutrientet* porpocionet e proteinave , karbohidrateve, yndyrës dhe fibrave
*Estimated Average Requirements (EAR)
3. Mikronutrient dhe vitaminat
*Estimated Average Requirements (EAR)
Gjithashtu gjatë aplikimit është shumë e rëndësishme dhe :
4. Cilësia, higjena dhe kushtet e ambjeteve ku gatuhet , datat e skadencave etj.
5. Mënyrën e servirjes, ushqyerjes, higjenës, që një fëmijë duhet të mësojë të ushqehet i pavarur ndërmjet një institucioni si kopështi.
Por, ajo që tashmë ka rëndësi është se ndryshimet janë më shumë pozitive dhe menuja është më e mirë se ajo e vjetra !
Është mëse normale që ditët e para fëmijët tuaj të mos përshtaten me shijet e reja, jam shumë dakort, por në fund të fundit në kopësht fëmija shkon edhe për tu edukuar mbi mënyrën e të ushqyerit.
Nuk kemi pse të hapim panik, nëse është një menu që sapo është integruar si fillim do ketë vështirësi.
Rëndësi ka që institucionet përkatëse të jenë elastike dhe të monitorojnë ecurinë e menusë dhe nëse kanë nxituar të bëjnë përmirësimet.