Pasta me pesto rrepash
Përbërësit:
- 500 gr Makarona
- 6 Rrepa të bardha
- 1\4 Filxhan caji arra
- 2 Thelpinj hudhër
- 1\2 Lugë gjelle piper i kuq
- 2 Lugë gjelle vaj ulliri
- 12 Kërpudha të vogla
- Piper i zi dhe kripë
Përgatitja:
- Zjeni makaronat
- Vini një tenxhere me ujë të ziejë. Prisni gjethet e rrepave dhe hidhini në ujë të ziejnë për 1 minutë. Fikeni zjarrin dhe nxirrini gjethet nga uji
- Shtoni gjethet e ziera, arrat, hudhrat, piperin e kuq, vajin e ullirit dhe kripën, në mikser dhe procesojeni derisa të krijohet një masë homogjene.
- Rrepat e prerë hollë në formë rrethore, vendosini në një letër kuzhine, spërkatini me vaj ulliri dhe futini në furrë me 220 grad C të ngrohur më parë. Lërini për 30 min derisa të marrin një ngjyrë të artë.
- Kërpudhat kalojini në tigan me vaj ulliri të nxehur më parë. Lërini të skuqen me zjarr mesatar derisa të marrin ngjyrë të artë.
- Në një tas të madh përzijeni makaronat, rrepat e pjekur, kërpudhat e skuqura dhe pastën pesto të përgatitur në mikser. Shtojini kripë dhe piper.
Ju bëftë mirë
Burimi: Mia Organic