Nxirje perfekte e lëkurës? Ja cilat ushqimet janë aleatët më të mirë
Stina e verës krijon mundësinë që pas muajve të dimrit, më në fund të lirohemi nga veshjet e rënda dhe nga ndonjë gram më shumë. I ftohti kërkon një ushqyerje më të pasur me yndyrna, që duhen hequr gjatë sezonit të nxehtë.
Edhe sallata e frutave është e mrekullueshme plot me ngjyra dhe shije. Për një nxirje perfekte të lëkurës mjafton ta përdorni si një zëvendësues vakti. Zgjedhja më e mirë është ajo me fruta të pasura me vitamina dhe betakaroten që stimulojnë melaninën. Pra, kajsi, pjeshkë, pjepër dhe banane që është e pasur me kalium. E vetmja këshillë është të mos shtojmë as sheqer dhe as lëng portokalli, pasi rrisin numrin e kalorive.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, shalqiri. Fruti simbol i verës, dhe një nga aleatët më të mirë për nxirjen e lëkurës. Një mrekullibërës për të luftuar të nxehtin dhe lodhjen.