Shëndet

Nuk konsumoni ushqim dhe akoma shtoni peshë?

Diçka nuk shkon si duhet me metabolizmin tuaj.

Në qoftë se pesha trupore vjen duke u shtuar, kuptohet që ushqimi që kemi konsumuar kohët e fundit në vlerë kalorike, është më i lartë se vlera e metabolizmit.

Nëse pesha rri në vend, pra nuk ndryshon, kjo tregon që sasia ushqimore që po futet në organizmin tonë është e barabartë me nevojat e organizmit.

Shumë persona të cilët janë mbipeshë mendojnë se kjo është gjëja më normale dhe nuk e konsiderojnë problem faktin.

Sigurisht është në doren tuaj, ta quani problem ose jo mbipeshën, por mos harroni se të bashkëjetesa me një problem për një kohë të gjatë, është dhurata më e keqe që mund ti mund ti bëni shëndetit tuaj.

Artikull me interes :   5 këshilla që na ndihmojnë të flejmë mirë

Burimi: Phd. Anila Kalleshi / Dietologe klinike