ËmbëlsiraUshqime

Nuk do ta besoni, këto nuk janë prodhime porcelani por ëmbëlsira japoneze

Në përgjithësi, biskotat me brumë janë ndër ëmbëlsirat më të thjeshta, më themelore që mund të gjeni, por ky përshkrim sigurisht nuk vlen për kryeveprat artistike të krijuara nga artisti japonez i ushqimit Izumi.

Të thuash që biskotat e ngrira të Izumit duken shumë të mira për t’u ngrënë është një nënvlerësim. Eshtë e pamundur të besosh se ato janë 100% të ngrënshme, për të mos përmendur që ngrënia e cdonjërës prej tyre duhet të ndihet si të shkatërrosh një kryevepër të përjetshme. 

Artisti japonez i ushqimit përdor talentin e tij për të krijuar dekorime të pabesueshme tre-dimensionale të biskotave me dorë dhe ka zhvilluar aftësinë për të rikrijuar pothuajse çdo personazh të filmave të animuar.

Artikull me interes :   Vlerat ushqimore të boronicave të veriut të Shqipërisë

Në disa video që Izumi ka postuar në kanalin e tij në YouTube tregon punën e tij të mundimshme dhe të mahnitshme, duke bërë gjithçka nga e para, duke gdhendur bazën e biskotave, duke formuar fondantin duke përdorur një shumëllojshmëri mjetesh, dhe më në fund duke pikturuar detajet me dorë.

Burimi: Bioutiful.al