Lëngje

Një smoothie i shëndetshëm që ju hidraton gjatë gjithë ditës

Në këto ditë të nxehta të kësaj verës do tju këshilloja të freskoheshit me një smoothie të shēndetshëm që do t’ju mbante të hidratuar gjatë të gjithë ditës.

Përbërësit:

1 copë xhinxher
1 mollë jeshile
1 grusht spinaq
1 kastravec e gjysmë
20 gr bajame dhe arra të shtypura mirë

Përgatitja:

Fillimisht mollën, spinaqin dhe kastravecin e larë dhe të prerë në copa të vogla i grijmë me frulator.

Shtoni më pas copën e xhinxherit të freskët.

Hidhni bajamet dhe arra të grira (sipas dëshirës tuaj) dhe i grini deri sa të bëhet lëng.

Konsumojeni menjëherë në mënyrë që lëngu të mos humbasë vlerat e tij ushqyese.

T’ju bëjë mirë!

Artikull me interes :   Fakte të ndryshme për qumështin

Burimi: Phd. Anila Kalleshi / Dietologe klinike