Receta

Një sallatë e thjeshtë dhe e shpejtë për në darkë

Nutricionistja Viktoria Naço sugjeron për ju një sallatë që pregatitet fare lehtë dhe shpejt e gatshme për ta  konsumuar në darkë!

– Spinaq i freskët i vogël (baby spinach)
– Portokall të prerë
– Fara Pishe dhe Kungulli
– Qepë të kuqe të kaurdisura
– mbi sallatë i shtoni edhe Djathë Kaçkavall të grirë

Për salcën e sallatës: Vaj ulliri, Mjaltë, Uthull dhe pak Mustardë

Ju bëftë mirë

Viktoria Naço

Viktoria Naço është nutricioniste e njohur për këshillat e saj në shumë emisione televizive, gjithashtu administron qendrën Real Diet me zyrë në Tiranë dhe Fier.