Shëndet

Një mjek shpjegon pse nuk duhet të flini kurrë lakuriq ose më saktë, pa mbathje

Besohet se të fjeturit lakuriq mund të përmirësojë cilësinë e pushimit për individët e privuar nga gjumi, si dhe të përmirësojë shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Gjendja e shtratit tuaj, megjithatë, është po aq e rëndësishme për shëndetin tuaj. Ndërsa shumë studime kanë supozuar përfitimet e të fjeturit lakuriq, një mjek amerikan sugjeron që gazi i ngarkuar me mikrobe mund të ndotë çarçafët tuaj.

Anthony Youn MD është një kirurg plastik me bazë në Detroit i cili rregullisht poston video në TikTok rreth probleme të ndryshme mjekësore. Në postimin e tij të fundit, mjeku tha: “Kjo është arsyeja pse nuk duhet të flini kurrë lakuriq. Personi mesatar lëshon gazra 15-25 herë në ditë, dhe kjo mund të ndodhë ndërsa jeni duke fjetur”.

@tonyyounmd

Why you should never sleep without underpants! ##learnontiktok ##tiktokpartner ##sleep ##shart ##fart

♬ Pumpkins – Clutch

“Një studim shkencor vërtetoi se sa herë që kaloni gaz, po spërkatni një sasi të vogël të lëndës fekale. I njëjti studim tregoi se të brendshmet tuaja do t’i kapin të gjitha këto grimca. Prandaj, për hir të partnerit tuaj në shtrat, ju lutemi flini me të brendshme”.

Artikull me interes :   Shenjat që paralajmërojnë për probleme me zemrën

Videoja, e cila u shpërnda nga kirurgu plastik i njohur, është parë më shumë se dhjetë milionë herë. Dr Youn shtoi: “Për gratë – nëse gjinekologu juaj ju thotë të flini pa të brendshme, atëherë dëgjojini. Për djemtë – vishni të brendshme para gjumit! Dhe ndryshoni rregullisht çarçafët tuaj!”.

Ndërsa mjeku nuk specifikoi se cilit studim i referohej, një studim i BMJ në 2001 përcaktoi nëse gazrat ishin të ngarkuar me mikrobe apo erë të keqe.

Burimi: Telegrafi