Ushqime

Nënprodukti i pazëvendësueshëm i misrit

Një nga nënproduktet kryesore në gatimin pa gluten është mielli i misrit, që përdoret kryesisht për të përgatitur ëmbëlsira, bukë dhe pica, shkruan faqja e internetit melarossa.it.

Kur bëhet fjalë për miellin e misrit, gjëja e parë që vjen në mendje është polenta.

Nga pikëpamja ushqyese, mielli i misrit është një burim i shkëlqyeshëm i karbohidrateve.

Në veçanti, ai siguron një furnizim të mirë të aminoacideve, duke përfshirë alaninën dhe leucinën.

Ai gjithashtu përmban disa kripëra minerale, të tilla si magnez, kalium dhe fosfor dhe vitamina, veçanërisht A dhe E.

Mielli i misrit merret nga Zea mais, një bimë barishtore që i përket familjes Graminaceae, me origjinë nga Amerika Qendrore. Ai është një alternativë e shkëlqyer ndaj miellit të grurit dhe është i përshtatshëm për ata që ndjekin një dietë proteinike, sepse ka një fuqi të lartë ngopëse.

Artikull me interes :   E përdorni finokun në gatime? Nëse jo, atëherë po humbisni shumë nga vlerat e tij

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare