Në Zvicër hidhet në treg birrë me simbolin e shqiponjës
Kryqëzimi i duarve me simbolin e shqiponjës është bërë hit në tërë botën, pasi që të premten dy futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e shënuar kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës.
Një fotografi e një shishe birre po qarkullon në rrjetin social “Facebook” të cilën e ka hedhur në treg kompania “Luzerner Bier”.
Kompania për prodhimin e birrës në Lucernë të Zvicrës ka stampuar në shishen e birrës duart që bëjnë shqiponjën, simbol i shqiptarëve.
Përveç kësaj, kompania ka shprehur dëshirën që sonte ekipi kombëtar i Zvicrës të fitojë ndeshjen që luan kundër Kosta-Rikës.
“Sonte duam të fitojmë dhe të fluturojmë në raundin e dytë”, shkruan në postimin e saj “Luzerner Bier”.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare