Në brigjet e Japonisë kapet një oktapod me nëntë këmbë
Një oktapod me nëntë këmbë i kapur në brigjet e Japonisë për pak sa nuk përfundoi i gatuar për darkë, derisa familja që po e përgatiste vuri re këmbën e saj shtesë dhe e dërgoi atë në një muze.
Këmba e nëntë nuk ishte e formuar plotësisht, por si një degëzim i vogël pranë një gjymtyre të rregullt por zoologët thonë se kjo nuk është e pazakontë.
Oktapodët janë të aftë të rigjenerojnë krahët e tyre, por ndonjëherë procesi nuk funksionon sic duhet dhe rezulton me këmbë shtesë. Kjo nuk sjell aspak problem për ta madje më shumë këmbë në dispozicion aq më shumë shanse për ta mbërthyer sic duhet gjahun e tyre.