Kuriozitete

Në botë kultivohen mbi 7,500 lloje të ndryshme mollësh

Deri më sot numërohen mbi 7,500 kultivarë të mollëve (Malus pumila) në botë.

Kultivari është një term agronomik që tregon një larmi të bimëve të kultivuara të marra përmes një procesi të përmirësimit gjenetik. Shumëllojshmëria ka një seri karakteristikash që e bëjnë atë të ndryshëm nga të tjerët, jo vetëm nga pikëpamja e produktit (ekuivalenti në botën e kafshëve do të ishte raca).

Një pjesë e tyre zënë vend të rëndësishëm në tregëtinë ndërkombëtare të furnizimit të tregut, por shumica janë të paqëndrueshme për prodhimin në masë.

Numri i varieteteve të mollëve është aq i madh saqë nëse një person mund të shijojë një në ditë, do t’i duheshin mbi 20 vjet për t’i provuar të gjitha.