Shëndet

Ndjeshmëria ndaj glutenit

Gluteni është një proteinë që gjendet tek gruri, elbi, thekra dhe tërshëra. Tek shumë njerëz organizmi reagon negativisht kur përdorin produkte që kanë gluten.

Një studim ka treguar se njerëzit që konsumojë drithëra me gluten kanë më gjasa për të qenë mbi peshë, të vuajnë nga sëmundje të zemrës, diabetit dhe disa lloje të ndryshme të kancerit.

Ndjeshmëria ndaj glutenit shpesh shfaqet në formën e alergjisë të shkaktuar nga ushqimi, simptomat e saj përfshijnë: irritimet në lëkurë, kruarjet, puçrat, irritimet në sy, vështirësi në frymëmarrje etj.

Për njerëz të tillë, sugjerohet një dietë pa produkte gruri, që do të thotë se ata munden akoma të konsumojnë produktet e elbit apo thekrës. Specialistët theksojnë se mënyra më e mirë për të ditur nëse keni probleme me glutenin është duke e eliminuar atë përkohësisht nga dieta juaj e më pas të konsumohet sërish për të parë nëse do të shfaqen të njëjta simptoma.

Artikull me interes :   Ngrënia e tepërt e bukës mund të jetë shkaku i rënies së flokëve tuaj

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare