Shëndet

Mungesa e vitaminave shkakton probleme të ndryshme shëndetësore

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve, të cilat janë esenciale për një organizëm të shëndetshëm, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore që madje çojnë edhe në komplikime serioze.

Këto janë disa nga simptomat se organizmit tuaj i mungojnë mineralet dhe vitaminat.

Mungesa e vitaminave A, C, D i K, si dhe kromit, zinkut, magnezit shkakton dobësimin e eshtrave, të cilët në moshë të shtyrë janë të lehtë për t’u thyer.

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në këmbë dhe nga shtrëngimi i muskujve. Në këto raste, shpesh ekziston mungesa e magnezit, kalciumit dhe kaliumit, të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin e muskujve. Problemet me flokët mund të jenë si shkak i mungesës së vitaminave B5, B6, B12 dhe klorit.

Artikull me interes :   3 gjëra për t’u marrë parasysh, nëse do të udhëtoni këtë verë gjatë pandemisë

Imuniteti i fortë është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, pasi ndihmon organizmin që të luftojë kundër inflamacioneve dhe infeksioneve, për ta bërë më të lehtë për t’u rimëkëmbur etj.

Kur forcat mbrojtëse të një organizmi dobësohen, sëmundja ndodh më shpesh. Imuniteti i dobët gjithashtu mund të ndodhë për shkak të mungesës së vitaminave A, C, D, E, si dhe krom, selen, magnez dhe zink.

Aknet, ekzema, si dhe probleme të tjera të lëkurës që mund të shkaktojnë shumë shqetësim, krijohen si pasojë e mungesës së vitaminës A, B3, B8, C, E, omega 3, bakrit, selenit dhe zinkut, transmeton ksp.

Tretja e dobët mund të shkaktojë probleme të ndryshme .Shpesh shkak i këtyre problemeve është mungesa e vitaminës B12, C, D, E, K, B11, dhe hekurit, selenit, magnezit ose zinkut.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare