Këshilla

Mos e përdorni ujin për kafe apo çaj që ka vluar disa herë, mund të ketë rreziqe shëndetësore

Na ndodh shpesh, duke nxituar gjatë përgatitjes së kafesë ose çajit, ta lëmë ujin të vlojë disa herë, por kjo shprehi është shumë e keqe për shëndetin tonë

Ekspertët thonë se edhe mineralet e shëndetshme mund të bëhen të dëmshme, në rastin e kalciumit, i cili mund të krijojë gurë.

Kjo është arsyeja pse është më mirë ta derdhni atë ujë, në vend që ta ppërdorni për kafe ose çaj.

Kërkimet tregojnë se vlimi i dyfishtë rrit arsenikun, nitratet dhe fluorin nga uji, gjë që nuk është i mirë për trupin tonë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se rreziku më i madh nga një ujë i tillë i pijshëm është sasia e lartë e arsenikut, sepse çon në helmim, probleme me tretjen, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Artikull me interes :   Të jetosh mirë është e mundur, ja disa këshilla

Dihet më pak se temperaturat e larta shndërrojnë nitratet në nitrosamina të cilat janë kancerogjene dhe prekin veçanërisht vezoret, zorrët, fshikëzën.

Burimi: Telegrafi