Këshilla

Mjekët apel të rinjve: Mos shkoni në plazhe nëse keni infeksione

Me ardhjen e stinës së verës, shtohet risku i infeksioneve të lëkurës. Mjekja dermatologe Monika Fido, thotë se më të përhapurat janë ato mykotike, të cilat mund të kthehen në infeksione kronike nëse nuk trajtohen.

Këshillon kryesisht të rinjtë të mos frekuentojnë plazhet dhe pishinat nëse kanë infeksion, pasi kthehen në rrezik për të tjerët.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe para frekuentimit të pishinave ne të realizojmë një larje të lëkurës. Të mos frekuentojmë pishinat nëse kemi infeksione në lëkurë për të mos u bërë burim infeksioni për individët e tjerë. Pra në periudhën e verës problematikë kryesorë janë infeksionet mykotike, infeksionet bakteriale që shtohen si rezultat i mbipullimit.

Artikull me interes :   Si t’i njohim alergjitë e lëkurës te fëmijët?

Rritja e temperaturave gjithashtu shton mundësinë e rritjes së këtyre infeksioneve. Apeli është i qartë, në rastin kur vërejnë  lezione në lëkurë apo dyshojnë për sëmundje infektive duhet t’i drejtohen mjekëve për të marrë trajtimin e duhur”, thotë ajo.

Mjekja tregon se cili është infeksioni më i përhapur tek fëmijët gjatë stinës së verës.

“Do ta nisja me moshat pediatrike ku sëmundja më e shpeshtë është impetigo-kontagioza e cila haset kryesisht në mosha pediatrike tek fëmijët e kopshteve apo çerdheve që frekuentojnë këto ambiente me pak mbipopullim. Po ashtu në verë përhapen shumë në plazh.

Fëmijët duke frekuentuar plazhet bëhen burime infeksioni për të transmetuar këtë lloj infeksioni tek fëmijët e tjerë dhe infektimi realizohet jo vetëm nga kontakti lëkurë më lëkurë, por edhe nëpërmjet sendeve personale apo shezloneve, rërës apo ujit”, sqaron më tej mjekja.

Artikull me interes :   Kujdes! Ja sa gjatë mund të ruhen ushqimet në frigorifer

Mjekët kërkojnë të bëjnë kujdes dhe personat që kanë nishane. Ruajtja e tyre nga dielli, dhe përdorimi i kremit SPF eliminon riskun e kancerit të lëkurës.

Burimi: Abcnews.al