Gjashtë zëvendësues të miellit të bardhë pa gluten
Ndoshta mund ta keni pyetur veten nëse ekzistojnë zëvendësues të miellit pa gluten? Nëse po, cilët janë ata? Përgjigjja është pohuese. Mielli i bardhë është një produkt i rafinuar dhe si i tillë, është një ushqyes që shkakton rritje të glicemisë, pra të insulinës, përveç yndyrave të depozituara: kjo sjell pasoja negative për organizmin, si rritje në peshë dhe shfaqjen e sëmundjeve të caktuara, si diabeti.
Mielli i bardhë është i privuar nga të mirat ushqyese të grurit të cilat humbasin gjatë procesit të rafinimit. Ndër të tjera, për shkak të alergjive dhe intolerancave ushqyese, tashmë gjithnjë e më të përhapura, si ajo e glutenit, është mirë të shmangni, në çdo rast, konsumimin e tij dhe të përzgjidhni produkte integrale dhe jo vetëm.
- Mielli i bizeleve
Mielli i bizeleve është shumë i shijshëm dhe përdoret zakonisht për të gatuar produkte tradicionale, kryesisht, të Italisë fqinje. Ky miell përdoret edhe për realizimin e omeletës vegan (me produkte natyrale, perime, fruta) për pica dhe fogaçe (ushqime që nuk kanë përkthim shqip, por që njihen).
- Mielli “quinoa” (lloj thjerrëze)
Mielli “quinoa” ka veti shumë të mira ushqyese. Ai vjen nga disa lloj kokrrash, të cilat i përkasin familjes së thjerrëzave. Edhe ky miell është pa gluten, i duhuri për këdo që vuan nga alergjia dhe intoleranca.
Mielli “quinoa” mund të përdoret për produktet bazë të furrës, si për shembull: për piadina (lloj ushqimi italian, petë të pjekura që mbushen me sallata, djathëra etj., por edhe me çokollatë).
- Mielli “amaranto”
Edhe mielli “amaranto” vjen nga fara të vogla prej familjes së grurit, por pa përmbajtje gluteni, dhe rekomandohet për njerëzit të cilët janë alergjikë. Ky lloj mielli ka karakteristika shumë të ngjashme me atë të “quinoa”-s, ai është i pasur edhe me proteina dhe fibra.
- Mielli i bajames
Mielli i bajameve njihet për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe pa dyshim vjen prej bajameve të përpunuara. Edhe ky lloj mielli nuk ka gluten, por është shumë proteinik dhe kalorik. Bajamet janë ndër të tjera perfekte për të bërë qumështin vagan (prej produkteve natyrore dhe jo prej gjedhëve-bagëtive).
- Mielli i kërpit
Mielli i kërpit ka një konsistencë të butë dhe realizohet nga shtypja e farave. Ai ka veti të shumta ushqyese dhe është i posaçëm për personat me intolerancë ndaj glutenit.
Vetitë e farave të kërpit janë të ndryshme. Ato mbrojnë shëndetin e zemrës. Janë ushqyes i veçantë për trurin, mbrojnë lëkurën, flokët dhe thonjtë. Forcojnë edhe sistemin imunitar.
- Mielli i gështenjave
Në fund, mielli i shijshëm i gështenjave vjen po nga kjo frutë. Mielli i gështenjave është i përsosur për këdo që është intolerant ndaj glutenit, ka një përmbajtje të ulët të yndyrave, por shumë karbohidrate dhe kripëra minerale. Ai mund të përdoret për qëllime të ndryshme, për shembull për makarona dhe për ëmbëlsira.
Burimi: Gazeta-Shqip.com