Mënyrat më të mira për të rritur sistemin imun tek fëmijët
Në dimër dihet që spitalet mbushen, hundë që rrjedhin, dhimbje fyti, temperaturë që shumë prindër kalojnë me fëmijët e tyre. Por është pikërisht koha që të rrisim sistemin imun të fëmijëve me ushqime multivitaminoze.
Goji berry
Të pasura me antioksidantë, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ndihmojne oksigjenimin e gjakut dhe forcojnë sistemin imun. Shtoni një lugë çaji në kos. Gjithsesi shikoni fëmijët për ndonjë reaksion të mundshëm.
Merluci dhe salmoni
Kanë vajëra fantastikë në trupin e tyre me veti anti inflamatore. Omega 3, yndyrat DHA dhe EPA janë yndyrat që ushqejnë trurin dhe çdo qelizë tonën. Gjë që trupi ynë nuk e prodhon dot, prandaj lind nevoja për t’u marrë si ushqim shtesë. Por hani këto peshq, në vendet ku kapen e rriten. Por mund ta merrni yndyrën e tyre në shishe si për shembull Cod liver oil. Por jo vetëm kaq. Ato kanë edhe selen dhe vitaminë E që ndihmojnë në rritjen e sistemit imun.
Brokoli
Një super perime, i pasur me antioksidantë, vitaminë C, kalcium, beta karotenë dhe folate. Gjthashtu ka edhe shumë fibra. Parandalon kapsllëkun. Shtojani fëmijës në mish, në peshk, në makarona apo supëra.
Vezët
Janë një burim i madh i proteinave i cili ka vitaminë D, gjë që ndihmon në përthithjen e kalciumit. Kanë edhe hekur, vitaminë A dhe B. Të zjera apo të skuqura nuk ka rëndësi. Mjafton që të gjalla mos t’ja jepni.
Perimet me ngjyrë të errët
Spinaq, lakra Brukseli, brokoli janë paketa vitaminash si vitamina A, C, fibra dhe kalcium. Të rëndësishme për të luftuar infeksionet.
Lëngu i kockave
Super e efektshme për të përshpejtuar procesin e shërimit dhe rikuperimin pas sëmundjes. Paketë mineralesh, vitaminash, aminoacide që treten shumë lehtë si kalcium, magnez, fosfor, silikon, aminoacid cysteinë që largon mukusin në mushkëri. Supa e gjyshes ka qenë gjithmonë perfekte me to.
Probiotikët
Kosi, kefiri janë ushqyes të jashtëzakonshëm të aparatit tretës.
Frutat dhe perimet me ngjyra të çelura
Portokalle, kivi, karrota, domate, panxhari kanë vitaminë V dhe antioksidantë që promovojnë mirëqenien tonë. Aplikoni dietën ylber me fëmijët.
Uji
Organizmi duhet të jetë mirë i hidratuar pasi largon helmet jashtë. Preferohen edhe lëngjet e frutave, çaji kamomil, limon, turmerik, kanellë.