Shëndet

Mëngjesi përgjatë shekujve, si u privatizua nga kompanitë

Përgjatë shekujve, njerëzit nuk e kanë parë mëngjesin si një vakt të rëndësishëm, por në shekullin 18-19 Amerika filloi të njohë vlerën monetare të tij duke i dhënë një rëndësi të dyshimtë

Me gjasa keni dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Ajo që mund të mos keni dëgjuar është origjina e kësaj ideje për mëngjesin: një fushatë marketingu e vitit 1944 e lançuar nga një kompani që shiste drithëra.

Gjatë fushatës, që reklamuesit e quajtën “Ha një mëngjes të mirë, puno më mirë”, dyqanet shpërndanë pamflete që promovuan rëndësinë e mëngjesit ndërsa reklamat në radio lajmëruan se “ekspertët ushqimorë thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”.

Reklama të tilla janë ato që fuqizuan drithërat, një produkt i shpikur nga burra si John Harvey Kellogg, i cili besonte se drithërat do të përmirësonin shëndetin e amerikanëve dhe do t’u largonin atyre dëshirat seksuale.

Përpara drithërave në mesin e viteve 1800 mëngjesi amerikan nuk ishte i ndryshëm nga vaktet e tjera. Amerikanët e klasës së mesme dhe të lartë hanin vezë, produkte brumi dhe omletë, por edhe mish viçi apo pulë të zier.

Reklamimi i drithërave e ktheu mëngjesin në një vakt të ushqimeve të veçanta dhe krijoi modelin e mëngjesit të gatshëm që kryeson ende orët tona të para të ditës. Dhe të gjitha varen nga reklamimi dhe bindja se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Artikull me interes :   Studimi, dieta e suksesshme për humbjen e peshës

“Romakët besonin se ishte më e shëndetshme të hahej vetëm një vakt në ditë”, shpjegon historiania e ushqimit, Caroline Yeldham. Shumë amerikanë hanin nga pak ushqim çdo ditë dhe ndonjëherë agjëronin për ditë të tëra.

Në Europën mesjetare, historianët shkruanin vazhdimisht se mëngjesi ishte një vakt luksoz i të pasurve, një nevojë e domosdoshme për ata që punonin shumë por kryesisht nuk konsumohej.

Historianët duket se bien dakord se mëngjesi u bë një rutinë e përditshme vetëm kur punëtorët kaluan në qytete dhe u bënë të varur nga një orar pune. Në Europë, kjo filloi së pari në vitet 1600 dhe mëngjesi u bë shumë i përhapur gjatë Revolucionit Industrial. Kur njerëzit kaluan në 8-orarëshin e punës, atëherë ai u bë global.

Ndërsa mëngjesi konsumohej zakonisht me ushqime si buka, djathi apo ushqimet e mbetura nga një ditë më parë, ka edhe ushqime të tjera të preferuara nëpër botë ndonëse janë të vështira për t’iu gjetur origjina.

Përse vezët janë një nga hitet e mëngjesit? John A. Rice një studiues i Biblës thotë se Maria e Nazaretit përshkruhet teksa përgatit vezë për një mëngjes ku ishte edhe Jezusi. Po omëleta? Studiuesit spekulojnë se njerëzit hanin omëleta primitive rreth 5000 vite më parë.

Por kur mëngjesi u institucionalizua, mëngjesi amerikan u bë gjithnjë e më shumë si darka. Ata preferonin të konsumonin mish, patate, byrek dhe ushqime të tjera të rënda në një mani që ishte shumë e përhapur në tryezat amerikane. Receta nuk ishte shumë e shëndetshme për shëndetin dhe amerikanët ankoheshin vazhdimisht për probleme me tretjen. Duhej një mëngjes tjetër më i lehtë dhe më i thjeshtë. Kështu lindi ideja e drithërave.

Artikull me interes :   Si krijohen gurët në veshka nga organizmi ynë?

Përpara se të krijohej lidhja jo e shëndetshme e amerikanëve me drithërat dhe sheqerin e fshehur të tyre, ata e shihnin drithin si një ushqim të shëndetshëm.

Origjina e tij gjendet në mesin e shekullit 1800 kur John Harvey Kellogg, një nga doktorët e njohur të kohës lajmëroi se ishin drithërat ato që trupi kërkonte në mëngjes.

Kellogg dhe kolegët e tij besonin se do të ndryshonin shëndetin e amerikanëve përmes kësaj diete, pasi duke ngrënë shumë mish dhe erëza në mëngjes amerikanët po kishin pasoja negative. Në vitet 1890 Kellogg krijoi drithërat e thjeshta të mëngjesit që ne njohim.

Ato nuk ishin të ëmbla dhe duke i ngjyer me qumësht, bëheshin të konsumueshme. Ndonëse jo me ndonjë shije kushedi se çfarë njerëzit filluan t’i konsumonin dhe deri në vitin 1903 kompanitë e drithërave për mëngjes kishin filluar të lulëzonin.

Ethet vazhduan edhe përgjatë viteve të mëvonshme dhe u bënë një revolucion kulinar i njerëzve që kishin më pak kohë dhe akses në kuzhinë. Bashkë me drithërat doktorët rekomandonin ushtrim trupor, banja dhe ushqime më natyrale si perimet dhe frutat.

Artikull me interes :   Erëzat që përshpejtojnë ardhjen në formë

Deri në vitet 1940, drithërat ishin kthyer në trendin ushqimor që prej konkurrencës po çohej gjithnjë e më larg dhe kështu në të u përfshinë sasitë e mëdha të sheqerit. Por ato vazhduan ta ruanin reputacionin e ushqimit të shëndetshëm që kuronte gjithçka dhe që ishte zgjidhje e problemeve të tretjes deri tek epshi.

Për të tërhequr audiencë më të madhe, kompanitë filluan të prodhonin kuti drithërash me personazhe të dashura për fëmijët dhe që atëherë reklamimi i tyre nuk reshti kurrë.

Duke e kthyer mëngjesin në vaktin e shpejtë dhe sa më të gatshëm të ditës, mijëra kompani janë përfshirë që atëherë në ofrimin e ushqimeve të shëndetshme të mëngjesit për ata që e kanë me nxitim.

Duke e reklamuar mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës, kompanitë e mëdha arrijnë të mbajnë në ritëm të lartë shitjet e drithërave të tyre, ndaj gjetjet e studimeve duhet të shihen me skepticizëm. Ajo që është më e sigurta në të gjithë historinë e mëngjesit, është fakti se ai është vakti më i reklamuar i ditës.

Burimi: Gazeta-Shqip.com