Këshilla

Më të dobët për 10 ditë: dieta e re detox me 10 lëvizje

Dieta detox në 10 ditë – Një rrugë për të detoksifikuar dhe rifilluar trupin tuaj, duke humbur deri në 5 kg në vetëm 10 ditë.

Ky është programi i krijuar nga nutricionisti Mark Hyman, drejtor i Qendrës Klinike Cleveland për Mjekësi Funksionale, i njohur në Shtetet e Bashkuara kryesisht për qasjen e tij funksionale, që synon jo vetëm shërimin e simptomave të thjeshta, por të të gjithë trupit.

Tani, pas librit të tij të fundit “Dieta e ekuilibrit glicemik”, ai kthehet me “Dieta detox në 10 ditë”, duke na mësuar se si të rivendosim bilancin glicemik dhe të djegim dhjamin. Duke filluar pikërisht nga mënyra jonë e të ngrënit.

Ushqimet e ndaluara – Nëse është e vërtetë që ne jemi ajo që hamë, atëherë duhet të pyesim veten se çfarë është me të vërtetë e mirë për ne dhe çfarë jo. Në programin e hartuar dhe testuar shkencërisht nga Hyman, hapi i parë është detoksifikimi i kuzhinës suaj. Duke eliminuar, domethënë, të gjitha ato ushqime që na dëmtojnë. Harrojeni sheqerin dhe kripën, shikoni për fruta dhe perime të freskëta (më mirë nëse i blini direkt në treg). Me pak fjalë, këshilla e tij e parë është që të përqendrohemi në produktet më të natyrshme të mundshme.

Furnizimi – Pasi të kuptojmë se çfarë duhet shmangur, duhet të mësojmë se ku duhet t’i blejmë ato që na nevojiten. Në libër, Dr. Hyman ndihmon ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e tij me një listë shumë të detajuar pazaresh që ndjek produktet natyrale dhe, për rrjedhojë, edhe stinët dhe këshillon që të blini direkt nga tregu.

Artikull me interes :   Pjelloria te meshkujt, tetë mënyra për ta përmirësuar

Çfarë duhet të reduktoni – Nëse ushqimet me sheqer duhen shmangur tërësisht, është e qartë se edhe doza e sheqerit që është e pranishme në ushqime duhet të reduktohet nëse nuk eliminohet përfundimisht. Por, edhe kafja dhe alkooli nuk janë dy aleatë për të riprogramuar trupin tuaj dhe për të humbur peshë. Rruga e Hyman do t’ju mësojë megjithatë se ka mjete të shkëlqyeshme për një mëngjes të mirë.

Si të revolucionarizoni kuzhinën tuaj – Nëse nuk keni dëshirë apo kohë për të gatuar, kjo nuk është rruga e duhur për ju. Nuk bëhet fjalë për ushqime të përgatitura, kështu që të paktën për këto 10 ditë duhet të kaloni kohë në kuzhinë. Por mos u shqetësoni, sepse nuk bëhet fjalë për gatime të ndërlikuar dhe që iu hanë shumë kohë. Hyman shkruan: “Nëse ju dini të lexoni, dini dhe të gatuani gjithashtu”. Mjafton të kaloni disa orë (ose edhe gjysmë ore) të ditës tuaj në sobë. Libri, në fakt, ofron të gjitha recetat e nevojshme për të ndërmarrë këtë rrugë, duke u dhënë mundësinë atyre që kanë më shumë përvojë për të përgatitur pjata më të ndërlikuara dhe atyre që nuk janë aq të zotët pjata më të thjeshta.

Artikull me interes :   Dietat vegane mund të jenë optimale për rritjen tek fëmijët

Lista e blerjeve ideale – Nëse vendosni të merrni këtë rrugë, gjithmonë keni në dorë listën e blerjeve të identifikuar nga Hyman të të gjithë atyre përbërësve bazë që janë esencialë për të përgatitur çdo gjellë. Nëse mendoni se kjo është edhe një dietë pa shije, ju jeni gabim. Erëzat janë më se të mirëpritura, sidomos ato detoksifikuese, të tilla si shafran i egër, ose piper i kuq. Por edhe salca që ju nuk do t’i kishit menduar , si për shembull mustardë. Dhe pastaj farat dhe vajrat bimore do të bëhen një domosdoshmëri. Por a do të hiqet uria? Makthi me të cilin duhet të përballen të gjithë është: “A do të më sulmojë uria?” Megjithatë, Hyman siguron që në dhjetë ditë askush nuk do të duhet të vuajë, sepse është një dietë që në vend të heqjes dëshiron të ribalancojë sasitë dhe sidomos të rivendosë një marrëdhënie të shëndetshme me ato ushqime që na bëjnë vërtet mirë. Atëherë, ja çfarë duhet të hani gjatë ditës.

Mëngjes – Nëse sipas Hyman kafeja dhe prodhimet e qumështit janë shkaku i parë i inflamacionit për trupin tonë, ditën e parë të dietës fillojeni me fruta të buta dhe të freskëta. Duke filluar me xhenxhefil dhe kastravec për të kaluar te luleshtrydhet dhe bajamet, pastaj proteina (por natyrale, si arra, fara kungulli) dhe drithëra.

Artikull me interes :   Disa ushqime për t’i përballuar më mirë ditët e nxehta

Drekë – Për pushimin e drekës, nga ana tjetër, ka dy opsione. Ose një supë të nxehtë, por gjithmonë të shijshme, ose atë që Dr. Hyman e quan super sallatë, e cila është një zgjedhje e bollshme e perimeve pa niseshte (të tilla si panxhar, lulelakër, rrepa). Në çdo rast është e rëndësishme të shtoni, në mënyrë që të keni energji të nevojshme për të arritur fundin e ditës, gjithmonë disa proteina, si pulë, gjeldeti ose salmoni.

Darkë – Në këtë rast ju mund të zgjidhni për t’u angazhuar në përgatitjet interesante, por sigurisht më të shtrenjta në aspektin e angazhimit dhe të kohës, të tilla si kokos me salmon, apo recetave të tjera duke filluar nga gjoks pule dhe salmon aziatik i pjekur në skarë. Gjëja e rëndësishme, si për drekë, është të konsumoni proteina të shoqëruara me shumë perime (gjithmonë ato pa niseshte). Dhe për ata që nuk duan të hanë mish, ka edhe propozime vegjetariane dhe vegane në vend të proteinave të kafshëve të zakonshme.

Burimi: Gazeta-Shqip.com