Dimër i sigurt – Mbroni fëmijët nga i ftohti
Stina e dimrit mund të jetë një kohë e shkëlqyer për fëmijët tuaj për të luajtur jashtë shtëpisë por i ftohti mund ti sëmurë ata.
Gjatë muajve të dimrit, fëmijët janë të ekspozuar ndaj infeksioneve, viruseve etj. Por, edhe lojrat në dëborë mund ti dëmtojnë ata. Ndaj, sigurohuni që fëmijët tuaj të qëndrojnë në ambjente të ngrohta, vishini pallto apo xhupa për të dalë jashtë.
Përdorni kremra për lëkurën e fëmijëve, përpara se të shkojnë per te fjejtur. Po kështu, vazhdimisht përdorni kremëra për duart e tyre, që të mos acarohet lëkura nga i ftohti. Inkurajoni fëmijët tuaj të lajnë duart para dhe pas ngrënies.
Sigurohuni që të ushqehen shëndetshëm me vitamina, minerale, antioksidantë etj të cilat janë të domosdoshme gjatë kësaj stine të ftohte.
Rregullisht, i kujtoni fëmijëve që të bëjnë ushtrime fizike për të mbrojtur sistemin imunitar nga sëmundjet. Për fëmijët është shumë e rëndësishme të flenë 8 orë gjumë. Gjatë ditëve me diell të dimrit, siguroni që të shëtisni me fëmijët tuaj me biçikletë.
Burimi: Zee News
Përkthimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare