Mbretëresha refuzon të hajë fruta që nuk janë të sezonit gjatë dimrit
Ndërsa Princi Charles njihet për interesimin që ka në bujqësinë organike dhe prodhimin, ai mund ta ketë trashëguar atë interes nga nëna e tij.
Një ish-kuzhinier mbretëror ka thënë se Mbretëresha refuzonte të hante luleshtrydhe në dimër nga frika se nuk do të ishin organike.
Madhëria e saj thuhet se ha katër vakte të vogla në ditë dhe është e sigurt që konsumon fruta vetëm kur janë të stinës.
Ish -kuzhinieri mbretëror Darren McGrady tha më parë për Today: “Ju mund t’i dërgoni luleshtrydhe çdo ditë Mbretëreshës gjatë verës dhe ajo kurrë nuk do të thotë asnjë fjalë. Por, provoni të përfshini luleshtrydhet në meny në janar dhe ajo do të thotë mos guxoni të më dërgoni luleshtrydhe të modifikuara gjenetikisht”.
Ky nuk është rregulli i vetëm i veçantë që Mbretëresha ka në lidhje me menynë e saj. Sipas McGrady, monarkes nuk duhet t’i mungojë kurrë çaji i saj i pasdites, pavarësisht se ku në botë gjendet.
Monarkia ka një dietë të rreptë, por kjo mund të jetë e ndërlikuar kur udhëton dhe zonat kohore ndikojnë në kohën e zakonshme që Madhëria e saj do të pinte çajin e saj të pasdites.
McGrady zbuloi se Mbretëresha ka një mënyrë të pazakontë për të luftuar zonat drastike kohore. “Ajo gjithmonë do të pinte çaj pasdite kudo që ishte në botë. Ne kishim fluturuar për në Australi dhe ishim në jahtin mbretëror. Ishte ora pesë e mëngjesit, por për Mbretëreshën ishte pesë pasdite, kështu që puna ime e parë ishte të bëja gati çajin”
Burimi: Telegrafi