Mbretëresha Elizabeta refuzon çmimin ‘e moshuara e vitit’
Mbretëresha Elizabeth e Britanisë ka refuzuar çmimin si “e moshuara e vitit”, duke thënë se “njeriu është i vjetër aq sa ndihet”.
Monarkja refuzoi çmimin e dhënë nga revista britanike Oldie duke thënë se nuk besonte që i plotësonte kriteret përkatëse për ta pranuar.
Mbretëresha 95-vjeçare, e cila ka qenë në fronin britanik për gati 70 vjet, thotë se ndihet shumë e re për të marrë këtë çmim.
Prezantuesi Giles Brandt, president i Çmimeve Oldie Magazine, tha se kishte marrë një letër në të cilën Elizabeth i dërgonte pershendetjet e saj më të ngrohta, por refuzonte ofertën.
Në këtë letër të dërguar për numrin e Nëntorit të revistës, ndihmësi i sekretari privat i mbretëreshës, shkroi: “Madhëria e saj beson se ju çdokush është aq i vjetër sa ndihet, kështu që Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse për të qenë në gjendje për ta pranuar kete cmim, dhe shpreson se do të gjeni një fitues më të denjë.”
Elizabeth, e cila është vetëm 5 vite larg 100-vjetorit të saj, është monarkja më e gjatë në Britani. Burri i saj i ndjerë, Princi Philip, mori çmimin “i moshuari i vitit” në 2011, por edhe ai e refuzoi.
Burimi: Euronews