KëshillaUshqime

Ja si të mbani sallatën tuaj gjithnjë të freskët

Të hash çdo ditë jashtë për shkak të angazhimeve të punës, nuk është aq e këndshme sa ç’mund të mendonit. Edhe pse konsumohen gjëra më të shijshme kur shkojmë në restorant, kjo nuk është një zgjedhje e shëndetshme dhe ekonomike.

Kjo është arsyeja që shumë njerëz gatuajnë me duart e tyre në shtëpi dhe marrin diçka me vete në zyrë, në mënyrë që të kursejnë para dhe të hanë diçka më të shëndetshme. Në veçanti, ndër ushqimet më të konsumuara në drekë janë sallatat, por, pasi mbahen në frigorifer për një kohë të gjatë, humbasin freskinë dhe gjethet duken sikur të jenë plot me lëng.

Artikull me interes :   Dieta mesdhetare mund të ngadalësojë plakjen e ADN

Truku për ta mbajtur sallatën të freskët

Për fat të mirë, ka një zgjidhje ideale që kjo të mos ndodhë kurrë më, saqë mund ta bëni edhe me perime të thjeshta dhe është shumë më e thjeshtë se ç’mund të mendonit. Dhe këtë e kanë zbuluar blogerët australian që merren me ushqimin Sammy & Bella, të cilët kanë shpjeguar se si orizi i zi është në gjendje të bëjë mrekulli.

Gjithçka që duhet të bëni është ta shtoni këtë produkt në enën ku mbahet sallata: përveçse është i pasur me proteina dhe fibra, mund të thithë të gjitha lëngjet e lëshuara nga domatet ose nga gjethet, duke eliminuar lagështinë dhe duke mos lejuar që pjata të humbasë aromën e saj karakteristike.

Artikull me interes :   Veçoritë e rralla të kripës së Himalajës

Dhe në këtë pikë, nuk mbetet gjë tjetër, veçse ta provoni: sigurisht sallata juaj do të bëhet edhe më e shijshme.

Burimi: Gazeta-Shqip.com