Luksemburgu do të legalizojë kultivimin e kanabisit në shtëpi
Qeveria e Luksemburgut ka njoftuar ndryshime në ligjin për kanabisin, duke planifikuar legalizimin, rritjen dhe përdorimin e drogës në shtëpi.
Si pjesë e një pakete masash për të trajtuar krimin e drogës në vendin me 632 mijë banorë, të rriturit do të jenë në gjendje të kultvojnë deri në katër bimë kanabis për familje për përdorim personal.
Qeveria gjithashtu do të lejojë shitjen e farave të kanabisit në dyqane, së bashku me importimin e tyre nga jashtë ose të blera në internet.
Do të lejojë gjithashtu edhe prodhimin vendas të farave për qëllime komerciale.
Konsumimi dhe kultivimi do të lejohen vetëm brenda katër mureve të shtëpisë, edhe pse transportimi ose konsumimi deri në tre gram nuk do të konsiderohet më vepër penale, por do të klasifikohet si shkelje.
Burimi: A2news