Lëngje

Lëngu i thanave, shumë i mirë për pastrimin e veshkave

Thana përdoret shumë në mjekësinë alternative sidomos kokrrat, gjethet dhe bërthamat e frutave. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë elementë ushqimore. Ato përmbajnë rreth 10% sheqer, acide organike, vitaminë C, etj.

Sipas një studimi kanadez ku morën pjesë 50 fëmijë është arritur në përfundimin se lëngu i thanës, përmban sasi të lartë proantocianidesh, që ulin riskun e infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët.

Përveç që janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë. Por antibiotikët mund të kenë efekt anësore dhe pirja e tyre ndikon në zhvillimin e baktereve rezistente, kështu lëngu i thanës mund të jetë alternativa më e mirë.

Artikull me interes :   Përse lëngu i domates është i mirë për shëndetin tuaj?

Burimi: Radio e Jashtme e Kinës