Lëngu i domates për regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar
Domatet në përgjithësi përdoren për salca të ndryshme e për përdorim të gjërë në kuzhinë,por lëngu i domantes është shumë i shëndetshme për organizmin tonë.
Përbërësit në lëngun e domateve e bëjnë që ky lëng të jetë një zgjidhje shumë e mirë për një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar.
Ja disa nga përfitimet e konsumimit të një gote me lëng domate në ditë.
Lëngu i domateve ka shumë vitamina
Lëngu i freskët i domateve është një burim natyral i vitaminës A dhe C. Me konsumim të rregullt të këtij lëngu, shikimi juaj do të përmirësohet.
Po ashtu edhe imuniteti juaj do të forcohet dhe dhëmbët dhe eshtrat tuaj do të jenë të shëndetshëm.
Ndihmon me kolesterolin
Fibrat që gjenden në domate do të ulin nivelin e kolesterolit.
Është një pije që largon helmet nga trupi juaj
Ushqimet e shpejta janë të mbushura me helme (toksina). Klorina dhe sulfuri që janë prezent në domate stimulojnë funksionimin e veshkëve dhe mëlçisë.
Prandaj, lëngu i domates është shumë i mirë për detoksifikim.
Ndihmon në humbjen e peshës
Nëse planifikoni të mbani dietë, atëherë lëngu i domateve është ideal. Hidraton trupin, është i mbushur me fibra dhe ndihmon me urinë. Është një burim shumë i mirë i ushqyesve që ndihmon me tretjen e ushqimit.
Parandalon sëmundjet e zemrës
Domatet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës B6. Kjo vitaminë parandalon sëmundjet e zemrës.
Ndihmon me lëkurën
Lëngu i domateve përpos që mund të konsumohet, mund të përdoret edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëkurë dhe ndihmon me aknet, shenjat dhe poret e lëkurës.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare