Lëngje

Lëngjet që na nevojiten për energji gjatë ndryshimeve sezonale

Pas ndryshimeve sezonale është e zakonshme që të ndihemi të plogësht dhe të kemi më pak energji. Një ndjenjë  lodhje dhe dobësie na shoqëron gjatë gjithë ditës. Ne përpiqemi të ngrihemi për të nisur ditën por nuk mund të bëjmë asgjë, pasi kemi një përgjumjeje të fortë.Shkurtimisht,ne nuk ndihemi shumë energjik dhe dinamik.

Kjo ndodh sepse gjatë ndryshimeve sezonale trupi përjeton një periudhë stresi për shkak të adaptimit ndaj klimës së re dhe sasisë së re të dritës së diellit në të cilën ne ekspozohemi. Ja se cilat janë mjetet më efektive për të ndihmuar trupin tonë të rifitojë energji dhe freski edhe në këto faza të vitit.

Artikull me interes :   Ja pse duhet të pijmë ujë mineral dhe si të zgjedhim ujin më të mirë

Lëng portokalli

Nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar ditën me një lëng portokalli të shtrydhur, sidomos gjatë ndryshimeve sezonale. Sapo të zgjoheni, në stomak bosh, shtrydhini tri portokall dhe konsumoni lëngun menjëherë. Portokalli është shumë i pasur me vitaminë C dhe ka një efekt të fuqishëm antioksidues dhe është i dobishëm për heqjen e lodhjes dhe rritjen e efikasitetit të sistemit nervor.

Banane

Bananet kanë një përmbajtje të lartë të sheqernave, vitaminave, kaliumit, triptofanit dhe magnezit, këto elementë e bëjnë atë një nga aleatët më të vlefshëm kundër lodhjes fizike dhe mendore. Kjo është arsyeja pse në këtë kohë të vitit bananet janë ushqimi ideal për të larguar urinë në mes të mëngjesit ose gjatë pasdites.

Artikull me interes :   Disa arsye pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë

Kanella dhe xhenxhefil

Një çaj bimor i bërë me kanellë dhe xhenxhefil, nuk është i pajisur vetëm me një aromë intensive , por është gjithashtu shumë i pasur me vetitë energjike dhe tonike. Xhenxhefili dhe kanella aktivizojnë metabolizmin, duke e rikthyer energjinë në të gjithë trupin.

Çaj bimor nenexhiku

Nenexhiku është një nga mjetet më efektive për t’u ngritur kur ndiheni të lodhur .Kjo rrënjë është shumë e pasur me vitamina dhe minerale dhe është e përkryer për përgatitjen e një çaji tonik bimor që na rigjeneron në periudhat kur lodhja kronike na largon energjitë e nevojshme.

Qumësht blete

Kur na mungon përqendrimi dhe ndihemi të lodhur mendërisht, mund të provojmë këtë pelte mbretërore. Është ushqimi i bletës së mbretëreshës në koshere dhe është një tonik i fuqishëm, ka veti antioksiduese dhe energjike.Vendosni një lugë çaji, rreth 100 mg, nën gjuhë në mëngjes të paktën 30 minuta para konsumimit të vaktiti të mëngjesit.

Artikull me interes :   Këshilla e Anila Kalleshit: Çdo mëngjes një smoothie me farëra

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare