Lëngjet dhe pijet më të mira për të humbur peshë
Çdo ditë e më shumë, gjithnjë e më shumë persona po kërkojnë metoda të lehta dhe efikase për të humbur peshë: pjesa më e madhe e tyre e lënë veten të tërhiqen nga produkte të cilat premtojnë mrekulli, shumë fillojnë dieta të forta dhe një numër më i vogël vendos që të bëjë më shumë ushtrime fizike.
Megjithatë, e rëndësishme është që të kuptohet se për të humbur peshë, në mënyrën e duhur, është e nevojshme një ushqyerje e shëndetshme dhe bërja e ushtrimeve fizike. Për këtë arsye, është shumë e vështirë që një person të humbasë peshë nëse merr në konsideratë vetëm një metodë dhe nuk sforcohet për të çuar deri në fund një plan gjithëpërfshirës për të arritur objektivin e tij.
Në këtë kuptim, shumë specialistë sugjerojnë që t’u shtoni dietave tuaja disa pije që mund të jenë aleate të duhura për të humbur peshë. Bëhet fjalë për pije shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe për t’u gjetur në supermarkete apo dyqane të specializuara. Për këtë arsye, në këtë artikull ne ju sugjerojmë disa pije shumë efikase për të luftuar mbipeshën.
Por mos harroni se është shumë e rëndësishme që t’i konsumoni si pjesë të një plani me bazë një ushqyerje të shëndetshme, sepse nëse pini vetëm pijet e mëposhtme, ju nuk do të merrni asnjë rezultat pozitiv.
Pijet më të mira për të humbur peshë janë:
Uji i ftohtë
Disa studime sugjerojnë se pirja e ujit të ftohtë dhe me akull e ndihmon trupin që të përshpejtojë procesin e metabolizmit, duke djegur kështu shumë kalori. Gjëja më e mirë është që të konsumoni të paktën 500 ml me ujë të ftohtë çdo ditë.
Lëngu i perimeve
Është një pije shumë e këshilluar për të gjithë ata që duan të humbasin peshë. Pirja e një gote me lëngë perimesh e ndihmon organizmin që të ndihet i plotë dhe i kënaqur shumë lehtë. Kështu që ju do të mund të konsumoni 135 kalori më pak në një ditë nëse dietës tuaj i shtoni këtë lloj lëngu.
Çaji jeshil
Edhe kjo pije, ashtu si edhe çaji jeshil, mund të përshpejtojë metabolizmin dhe ju ndihmon që të digjni më shumë kalori. Çaji jeshil, mund t’ju ndihmojë të digjni mesatarisht mes 35 dhe 43% më shumë kalori sesa pijet e tjera.
Qumështi i skremuar
Mund t’ju duket e pabesueshme, por qumështi i skremuar arrin t’i heqë më shpejt yndyrat që gjenden në trupin tonë. Për këtë fakt, disa dietologë thonë se personat që konsumojnë qumësht të skremuar, arrijnë të humbasin 70% më shumë në peshë, sesa ata që i kanë eliminuar produktet e qumështit nga dieta e tyre. Por gjithsesi bëni kujdes, mos pini më shumë se një gotë në ditë.
Pije ushqyese
Edhe nga këto lloj pijesh është provuar se japin efekte pozitive tek ata që i konsumojnë, sidomos falë përmbajtjes së lartë të mineraleve dhe vitaminave. Ndërkohë, arrijnë të falin një ndjesi ngopjeje, duke shmangur në këtë mënyrë që të hani më shumë. Por është shumë e rëndësishme që t’i drejtoheni një specialisti përpara se t’i pini. Do të jetë ai që do t’ju thotë se cila është pija e duhur për ju, përveçse do t’ju rekomandojnë gjithashtu se cila është sasia e duhur që duhet të pini çdo ditë.
Uji i kokosit
Kjo pije përmban shumë elektrolite të tjera: kjo do të thotë se ju mund të hidratoheni më mirë në krahasim me pijet që kanë përbërës të dëmshëm, si sasi të mëdha sheqeri ose aroma artificiale. Uji i kokosit, ndër të tjera e bën më aktiv metabolizmin dhe jep më shumë energji.
Pija me xhenxhefil
Xhenxhefili ka veti të mira të panumërta, mes të cilëve edhe atë për të stimuluar metabolizmin. Është perfekte pra pija me një rrënjë xhenxhefili, një limon dhe gjysmë litri ujë. Për të mos i shtuar kalori ekstra ideale është që këtë pije ta bëni pak më të ëmbël me ëmbëltues natyrorë, si për shembull me bimën stevia.
Ujë limon dhe piper
Kjo është një pije shumë e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi. Mjafton të përzieni lëngun e një limoni me një gjysmë litri ujë për të ndalur urinë. Ndërkohë, kësaj pijeje shtojini dhe pak piper të zi i cili e përforcon veprimin e djegies së yndyrave.
Burimi: Gazeta-Shqip.com