10 produkte natyrale që e ndihmojnë lëkurën të qëndrojë gjithmonë e re
Natyra është një minierë e vërtetë ari me produktet që na servir. Më poshtë kemi përzgjedhur 10 ingredientë shumë efektivë natyralë që do ta bëjnë fytyrën tuaj të duket gjithmonë e re, duke sfiduar çdo teknikë fotoshopi. Janë kaq të thjeshta dhe të kudogjendura, saqë mund t’i përdorni lehtësisht çdo ditë duke shijuar edhe rezultatet
Domatja
Një maskë natyrale e bërë me domate të freskëta mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj të lodhur. Aplikojeni lëngun e domates për 20 minuta, 1 herë në javë për të pasur një lëkurë të butë të hidratuar dhe të re. Për të përmirësuar tonin e lëkurës, provoni të bëni një maskë natyrale duke përdorur pulpë të domates dhe vaj ulliri.
Patatja
Patatja është një ilaç shumë i mirë për të rinuar lëkurën pasi ka një efekt të madh antirrudhë.
Aplikoni një maskë me patate për 15 minuta çdo ditë. Mund të përdorni tulin ose lëngun e patates. Për të rritur elasticitetin e lëkurës dhe për të eliminuar shenjat në lëkurë, provoni të shtoni pak lëng limoni në maskën tuaj me patate.
Limoni
Limoni është një mënyrë e mirë për të zbardhur lëkurën dhe për të larguar shenjat e akneve. Limoni e bën lëkurën tuaj më të butë dhe më të shndritshme.
Aloe Vera
Përdorni lëngun ose tulin e aloe veras dhe shihni mrekullinë që do të ndodhë me lëkurën tuaj. Maska me aloe vera do ta bëjë lëkurën tuaj rrezatuese. Aloe ndihmon gjithashtu në zhdukjen e njollave të errëta dh shenjave të akneve, por trajton edhe djegie të vogla. Përdoreni lëngun e aloe verës si locion tonik dhe aplikojeni në lëkurën tuaj çdo ditë. Aplikoni pulpën e saj si një maskë për 10 minuta një herë në javë.
Kastraveci
Maska me kastravec është një ilaç shumë efektiv për trajtimin e akneve. Kastraveci gjithashtu përmirëson vitalitetin dhe rininë e lëkurës suaj.
Pritini kastravecin dhe vendoseni në formën e fetave të rrumbullakëta në fytyrë për të paktën 15 minuta. Përdoreni këtë metodë disa herë në javë.
Sodë buke
Sode e bukës rivitalizon dhe pastron lëkurën tuaj, dhe gjithashtu stimulon rigjenerimin e qelizave të reja të lëkurës. Sidoqoftë, është më mirë të mos përdorni sode të thjeshtë – provoni një scrub sode ose maskë me bazë sode.
Përzieni sodë buke dhe vaj ulliri në porcione të barabarta, dhe përdoreni përzierje një herë në javë si një pastrues për fytyrën. Për të bërë maskën, përzieni 1 lugë çaji sode buke dhe 1 lugë çaji kos natyral. Aplikoni maskën për 10 minuta, dhe shikoni se si lëkura çlirohet duke u bërë më e butë
Mjalti
Mjalti është i njohur si një nga hidratantët më të mirë të lëkurës. Duke qenë i pasur me minerale dhe mikroelemente të tjera organike, mjalti rinovon dhe përshpejton procesin e rigjenerimit të qelizave. Nëse përdoret rregullisht, mjalti mund të heqë edhe rrudha të thella.
Aplikoni mjaltin në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë pas 20 minutash. Për të bërë një maskë kundër plakjes, përdorni mjaltë dhe kanellë në porcione të barabarta.
Arra e kokosit
Vaj i papërpunuar i kokosit ushqen, hidraton dhe e forcon lëkurën. Gjithashtu, heq qelizat e vdekura nga lëkura dhe e bën atë të butë. Ky ilaç organik tregon rezultate të dukshme pothuajse menjëherë, duke i dhënë lëkurës tuaj një pamje të freskët dhe rinore.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit konsiderohet si një nga metodat më efektive për ta mbajtur lëkurën të re dhe të shëndetshme. Vaji i ullirit mund të përdoret në shumë produkte bukurie të bërë vetë. Ka efekt antirrudhë dhe hidratant. Ai nuk shkakton kurrë alergji.
Sheqeri
Sheqeri është një ilaç shumë i mirë natyror për pastrimin e lëkurës. Duke u përdorur në formë scrubi sheqeri pastron në mënyrë efektive qelizat e vdekura, duke e lënë lëkurën të butë dhe të shndritshme. Lageni fytyrën dhe pastrojeni me sheqer një herë në javë. Shijojeni butësinë e lëkurës prej bebeje.
Burimi: Gazeta-Shqip.com