Ky është shotsi më i pikant në botë – Rum dhe Speca djegës
Kur bëhet fjalë për pije “pikante”, vështirë të gjesh diçka më të nxehtë se ky kombinim i çmendur i rumit me specin më të nxehtë në botë, Carolina Reaper.
Shotsi më i nxehtë në botë vjen në një shishe e vogël dhe me pamje të pafajshme prej 45 ml, të cilën mund të mbushni një gotë dhe ktheni me fund.
Por, para se ta bëni këtë, duhet të dini se kjo nuk është një pije e zakonshme. Rumi jo vetëm që është tepër i përqëndruar (mbi 63% alkool në vëllim), por gjithashtu është përzier me specat Carolina Reaper duke qëndruar bashkë për të paktën tre muaj.
Rezultati është një përzierje që kërkon stomak të fortë, por është garantuar se do t’ju dalin sytë vendit nga lotët duke shpresuar që zjarri i ferrit brenda jush të ndalojë së djeguri.
Burimi: Bioutiful.al