Shëndet

Kura natyrale për parandalimin e mpiksjes së gjakut

Bllokimi i arterieve pengon furnizimin me gjak të organeve jetësore siç është zemra ose truri dhe një gjë e tillë mund të jetë kërcënuese për jetën.

Parandalimi i mpiksjes së gjakut shpesh arrihet nëpërmjet kurave natyrale. Ekspertët shpjegojnë se gjaku përbën rreth 8 përqind të peshës trupore.

Mpiksja e gjakut ka të bëjë me bashkimin e qelizave të kuqe dhe përbërësve të tjerë qelizorë dhe akumulimin e tyre në vendin e lëndimit për të parandaluar rrjedhjen e tepruar të gjakut. Holluesit natyralë të gjakut janë të rëndësishëm. Zakonisht, mpiksja e gjakut është e shëndetshme dhe ka një qëllim të vetëm; të parandalojë rrjedhjen e tepruar të gjakut. Por, në disa raste, mpiksjet e vazhdueshme janë tregues të një problemi më madhor shëndetësor. Shmangni mpiksjen e gjakut në mënyrë natyrale.

Artikull me interes :   Pse vitamina D është kaq e rëndësishme?!

Pini ujë

Uji është një hollues mjaft efikas por i nënvlerësuar i gjakut. Dozat e mjaftueshme të ujit e mbajnë trupin të hidratuar dhe garantojnë një qarkullim të mirë të gjakut.

Xhenxhefili dhe hudhra

Janë dy prej përbërësve më të zakontë në kuzhinën tonë. Ata luftojnë inflamacionin dhe parandalojnë artereosklerozën ose trashjen e mureve të enëve të gjakut dhe formimin e pllakëzave.

Vitamina D

Në mjekësinë popullore tradicionale Vitamin D e marrë nga dielli pranohet të luajë një rol natyral në hollimin e gjakut.

Antioksidantët

Barishtet si spinaqi, zarzavatet si brokoli dhe arrorët parandalojnë oksidimin dhe prodhimin e radikaleve të lira, duke pakësuar rrezikun e mpiksjes së gjakut. Kivi dhe specat e kuq përmbajnë fitoushqyes të rëndësishëm dhe enzima që kanë vlera në hollimin e gjakut dhe largimin e toksinave prej tij. Ushqime të tjera të pasura me antioksidantë përfshijnë thjerrëzat, tërshërën dhe grurin.

Artikull me interes :   Kosi redukton rrezikun e sulmit në zemër

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një nga kurat më të mira natyrale kundër mpiksjes së gjakut falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Çaji jeshil luan rol në zgjerimin e enëve të gjakut dhe prodhimin e lëndës së njohur si oksidi nitrik.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që gjendet tek agrumet, kivi, barishtet etj. Ushqimet e pasura me vitaminën C ndihmojnë në rimëkëmbjen e mureve të arterieve dhe garantojnë një shëndet optimal vaskular.

Çokollata e zezë

Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane për Zemrën nxorri në pah se çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut, falë prodhimit të lëndëve të ndryshme kimike që zgjerojnë arteriet. Speci djegës, çaji jeshil, xhenxhefili dhe hudhra janë ushqime të tjera që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Artikull me interes :   Pse shtojmë peshë gjatë natës?

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është parësor në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër mpiksjes së tij.

Rëndësia e mëngjesit

Vlerësojeni mëngjesin. Zgjohuni herët. Niseni ditën me një vakt të mirë dhe të shëndetshëm dhe përfitoni të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Duhani vret

Duhani vret në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është dëmi që ai shkakton në enët e gjakut dhe problemeve me qarkullimin e tij.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare