Kreatinina, ”benzina” e muskujve tanë
Trupi i njeriut është një makineri e vërtetë dhe, si e tillë, i duhet ”benzina” e duhur për të funksionuar në mënyrën më të mirë, shkruan faqja e internetit melarossa.it.
Kreatinina nuk është asgjë më shumë se një molekulë aminoacide që bën pjesë në shumë ushqime dhe që trupi e merr nga ai dhe e drejton atë në muskuj, pasi e ka lidhur atë me një grup fosfati.
Në fakt, kjo lidhje me energji të lartë lejon që muskujt të kenë një furnizim mjaft të mirë.
Pasi përdoret, molekula shndërrohet në një ”mbetje” (katabolit).
Kjo dërgohet më pas në gjak dhe filtrohet në veshka, për t’u eleminuar në urinë.
Prandaj, njohja e niveleve të kreatininës si dhe aftësia e veshkave për ta filtruar atë nga gjaku ju lejon të vlerësoni funksionin e veshkave.
Natyrisht, ka ilaçe dhe suplemente të afta për të rregulluar nivelet e kreatininës dhe midis tyre, ndoshta kryesorja, është pikërisht molekula pararendëse, pra kreatina (në veçanti forma monohidrat).
Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm duke na lejuar t’i mbajmë vlerat e saj brenda kufijve normalë (afërsisht ndërmjet 0,51 dhe 1,17mg/dL).
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare