Këshilla

Konsumoni peshk? Do flini më mirë…

Probleme me gjumin? Konsumi peshkut mund të të ndihmojë.

Kështu sugjeron një studim i botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine.

Hulumtuesit në Universitetin e Bergen (Norvegji) kërkuan të dëshmojnë efektet e konsumimit të peshkut yndyror tek gjumi, si dhe në parametra të ndryshëm të lidhur me vitaminën D dhe me omega 3, për të cilat ky ushqim është burimi kryesor i ushqimit.

95 njerëzve të regjistruar në studim iu dha për gjashtë muaj, ushqim që përfshinin salmon tri herë në javë; për të tjerët dieta përmbante pule, mish derri dhe viçi.

Pas kësaj periudhe, studiuesit vunë re se konsumatorët e peshkut në krahasim me jo-përdoruesit, kishin përqendrime më të larta të omega-3 në qelizat e kuqe të gjakut dhe se nivelet e tyre të gjakut të vitaminës D ishin më afër me ato që konsiderohen optimale.

Artikull me interes :   Nëse doni të lini duhanin, hani fruta dhe perime

Përveç kësaj, nivele të mira të vitaminës D ishin të lidhur me një cilësi më të mirë të gjumit dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme në mënyrë e duhur. Në përmbledhje – autorët arritën në përfundimin – se konsumi i peshkut duket se ka një ndikim pozitiv në të dyja këto aspekte.

Burimi: Shqip.al