Këshilla

Kollë dhe fyt i acaruar? Provoni avullin e gjetheve të dafinës

Gjethet e dafinës përdoren gjerësisht në gatime për ti dhënë gjellërave aromën e saj unike, por gjithashtu përdoren shumë edhe nga mjekësia popullore për efektet çudibërëse në shëndetin tonë.

Por ndoshta nuk e dini që gjethet e dafinës kanë efekt mjaft të dobishëm kundër të ftohjes që shkakton kollë dhe acarim të fytit.

Në rastet e ftohjes, dhimbjeve të fytit apo në rastet e hundëve të zëna këshillohet të pijmë çaj dafine, ndërkohë që edhe thithja e avullit të gjetheve është një kurë fantastike dhe lehtësues i shpejtë.

Metoda është e thjeshtë, mjafton të futni disa gjethe dafinë në një enë me ujë dhe ta lini të vlojë.

Pas vlimit, mbani fytyrën mbi avullin e saj, duke mbuluar kokën me një peshqir dhe merrni frymë në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Artikull me interes :   3 këshilla si të mbani mizat dhe mushkonjat larg kuzhinës tuaj

Efekti do të ndihet shumë shpejt duke u ndjerë të relaksuar dhe me përmirësim të frymëmarrjes.

Bay Leaf Burning: Benefits, Risks, and How-To