Këto ushqime ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe mund ti gjeni fare lehtë në treg
Studimet tregojnë se njerëzit që hanë vakte të pasura me fruta dhe perime rrezikohen më pak nga kanceri. Shumëllojshmëria e lëndëve kimike te bimet e njohura si “fitokimikale” ju mbrojnë qelizat e trupit nga komponimet e dëmshme që vijnë nga ushqimi dhe mjedisi, parandalojnë dëmtimin e qelizave si dhe eleminojnë mutacionet.
Hudhra
Shumë njerëz i shmangen pasi ajo i jep frymëmarrjes një erë të rëndë, por dobitë e saja shëndetësore janë të shumta.
Përbërësit e squfurit që shkaktojnë erën e rëndë luajnë rol në ndalimin e formimit të substancave që shkaktojnë kancer, shpejtojnë riparimin e ADN-së dhe vrasin qelizat kancerogjene.
Gjithashtu, hudhra lufton bakteriet, përfshirë Heliobacter pylori (që ka lidhje me disa ulcera dhe kancer të stomakut), ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, ezofagut, pankreasit dhe gjirit. Për të përfituar sa më shumë prej hudhrës, qërojini disa thelpinj, pritini në copa të vogla dhe lërini mënjanë për 15-20 minuta para se ti përdorni. Kjo aktivizon enzimat dhe përbërësit që përmbajnë squfur, duke dhënë një efekt më të lartë mbrojtës.
Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon te të rriturit konsumimin e një thelbi hudhre çdo ditë.
Brokoli
Brokoli dhe perimet e tjera kruciferoze siç jane lakra, kalja (lakra e egër), lulelakra, përmbajnë fitokimikale të quajtura glukozinolate, të cilat prodhojnë enzima mbrojtëse që lëshohen kur përtypni gjethen e freskët. Trupi juaj prodhon gjithashtu enzima në zorrë kur brokoli i papërpunuar ose i pa gatuar kalon nëpër to.
Një nga enzimat më mbrojtëse është sulforafani dhe brokoli është burimi më i mirë i këtij kompleksi të veçantë. Shkencëtarët po studiojnë se si sulforafani mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit, nga detoksifikimi i substancave të dëmshme (siç është tymi dhe ndotësit e tjerë të mjedisit) në trup, deri në funksionimin si një lloj agjenti antimikrobik duke sulmuar bakterin H. pylori.
Brokoli dhe kushërinjtë e tij janë mbrojtësit më efektive kundër kancerit të prostatës, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës, mëlçisë, qafës, kokës, gojës, ezofagut dhe stomakut, këto sipas një përmbledhjeje të qindra studimeve klinike të kryera nga Fondin Botëror i Kërkimit për Kancerin dhe Instituti Amerikan për Kërkime të Kancerit.
Brokoli i i zier, duke i hedhur hudhër dhe vaj ulliri, kthehet në një pjatë të shëndetshme, e cila nuk kërkon salca ose djathëra të shkrirë. Një mënyrë tjetër është thjesht ta copëtosh në disa degë të vogla dhe të konsumohet e freskët në cdo lloj sallate.
Domatja
Eshtë e vështirë ta lësh mënjanë një domate me tulin e saj të kuq e të pjekur ndërkohë që ajo është një armë kundër kancerit të prostatës dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo ngjyrë e kuqe vjen nga një fitokimikal i quajtur likopen, i cili është një antioksidant i fuqishëm dhe që gjendet i përqendruar tek domatet. Disa studime sugjerojnë që një diete e pasur me likopen sjell një ulje të rrezikut nga kanceri i prostatës.
Në testet laboratorike, likopeni ka frenuar rritjen e llojeve të tjera të qelizave kancerogjene të gjirit, mushkërive dhe endometriozës. Likopeni mbron qelizat nga dëmtimet që mund të çojnë në kancer duke forcuar sistemin imunitar. Sipas studiuesve të Institutit Amerikan për Kerkime kundër Kancerit, mendohet se likopeni ndalon rritjen e tumoreve duke ndërhyrë në rritjen anormale të qelizave.
Aloe Vera
Aloe Vera është një bimë shumëvjeçare me veti të jashtëzakonshme. Nga gjethet e ngushta, të gjata dhe të dhëmbëzuara shumëkujt gabimisht i ngjan si kaktus. Aloe Vera është bimë e familjes së Liliaceve, dmth e hudhrës, qepës, asparagusit. Pjesa e brendshme e saj apo pulpa e pastër që i ngjan xhelit është shumë e dobishme jo vetëm si ushqim, por si produkt në përkujdesjen e lekurës.
Gjethja e Aloe Veras përmban më shumë se 75 lëndë ushqyese dhe 200 përbërës të tjerë, 20 minerale, 18 aminoacide dhe 12 vitamina.
Aloe Vera nuk ka toksina, nuk ka kundërindikacione ndaj medikamenteve të tjera, përkundrazi duke patur parasysh që pastron traktin e tretjes, ajo shton efikasitetin e medikamenteve. Një bimë e përshtatshme dhe e dobishme si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.
Aloe Vera sugjerohet edhe në luftën kundër kancerit, ekzemave, hemorroideve, problemeve kronike të tretjes, imunitetit të dobët etj. Ajo eliminon toksinat, lehtëson dhimbjet e stomakut dhe sëmundjet e tij. Përveç kësaj, kjo bimë shumëvjeçare rekomandohet për diabetikët, për njerëzit që vuajnë nga alergjitë, kapsllëku, problemet e zemrës dhe problemet me tretjen.
Gjithashtu shërben edhe si një element parandalues i fuqishëm ndaj sëmundjeve te ndryshme, prandaj konsumimi i saj nuk është vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm, sidomos në ditët e sotme ku ushqimi ka humbur vlerat e dikurshme ushqyese.
Jo më kot kjo bimë e mrekullueshme kosniderohet një farmaci e vërtetë, pasi ajo përmban shumë përbërës aktivë, duke përfshirë mineralet, enzimat, vitaminat dhe mukopolisaharidet të cilat trupi nuk mund t’i prodhojë vetë.
Burimi: Revista ime